• |
ide | kryesore

Përplasje me armë para bashkisë së Korçës

Lajme, Të fundit
Korçë



Një përplasje me armë ka ndodhur në qendër të Korçës, përpara baskisë së këtij qyteti. Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se dy perona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga ngjarja që ka ndodhur pasditen e së shtunës ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar i identifikuar si Erjon Hoxhallari. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Polica ka shkuar në vendngjarje dhe pak minuta pas saj njoftoi arrestimin e autorit të plagosjes.

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar. Policia thotë se po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *