• |
ide | kryesore

LDK bojkoton varrimin e Adem Demaçit, përplasje e fortë në Prishtinë

Kryesore, Lajme



Me nderimet më të larta shtetërore i është dhënë lamtumira e fundit Adem Demaçit, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, Hero i Kombit, fitues i çmimit “Sakharov”, njeriu që ndryshe njihet si “Mandela i Kosovës”.

Ai do të prehet në “Varrezat e Dëshmorëve” në lagjen Velania në Prishtinë, pak metra larg nga varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Por nëse Rugova dhe Demaçi do të prehen pranë njëri tjetrit, sa ishin gjallë patën përplasje të mëdha. Kjo shkaktoi edhe bojkotin e zyrtarëve të LDK-së nga ceremonitë shtetërore të mbajtura në Prishtinë këtë të dielë.

Asnjë përfaqësues i LDK-së nuk ishte prezent. Në një nga deklaratat e tij Demaçi thoshte: “Rugova sabotoi luftën”. Mediat e Kosovës kanë tentuar të martrin një reagim nga krerët e LDK-së, por ata i kanë mbajtur telefonat e mbyllur. Të premten nënkryetari i LDK-së së Klinës, Besim Hoti e cilësoi “monstrum dhe përçarës” Adem Demaçin. Këtë koment e përkrahën edhe deputetët Naser Rugova dhe Armend Zemaj.

Deklaratat e Besim Hotit kanë shkaktuar përplasje në Prishtinë. Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, e quajti Hotin, “psikopat” dhe të gjithë ata që e kritikojnë Demaçin sipas tij janë “krimba”.

“As Shesheli nuk kish me fy Demaçin në këtë mënyrë. Një psikopat, për fatin e zi të mbiemrit të tij të respektuar, pasiqë edhe gjyshja ime është Hoti, nga Likovci i Drenices ky (Besim Hoti) ështe nga Kilna e Dukagjinit), e ka quajtur bacen Adem, ‘njeri monstrum’! Ky psikopat i llojit të specieve në zhdukje, le ta bënë një kontroll të xheneve të tij, edhe ata që e kanë përshëndetur fyerjen e tij, dhe pastaj do ta shihni se rezultati do jetë shokues.

Po të mos ishte Adem Demaçi, as Adem Jashari nuk do ishte ai që ishte. As Rugova nuk do të ishte ai që ishte. As ne nuk do ishim ata që jemi. Adem Demaçi është gjeneral i të gjithë gjeneralëve. Është kryeakademik i të gjithë akademikëve. Adem Demaçi është i vetmi njeri që e kam takuar dhe që më ka bindë që njerëzit sikur ai e trembin edhe vdekjen. Krimbit sado që vetja i duket Shqiponjë, prap krimb mbetet. Ju që e shani Adem Demaçin, jeni krimba të baglave të këqija. Ai është heroi i gjithë shqiptarëve të botës. Ai është heroi i të drejtave universale të botës mbarë”, – shkroi Zeka në Facebook.

Ndërsa zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate Shkodran Hoti, e quan shpirtvogëlsi të LDK-së fyerjen e bërë ndaj Demaçit.

“Adem Demaçi i ka kalu 28 vite në burgje të Serbisë, pra 1/3 e jetës. Pas lirimit, asnjëherë të vetme s’ka nxitë urrejtje kundër serbëve. E ka kritiku ashpër veç politikën e Serbisë e është angazhu për përmirësim të marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Kurse, LDK e quan monstrum pas vdekjes veç pse kishte bindje tjera. Kjo quhet shpirtvogëlsi”, – shkruan ai në Facebook.

Në ceremoni Presidenti Hashim Thaçi, tha se Demaçi ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët dhe se ideal jetësore e kishe bashkimin e shqiptarëve. Ai tha se sot bota po ndahet nga “Mandela i Evropës” pasi flijoi 28 vitet në burgje pa u mposhtur asnjëherë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se veprimtari Adem Demaçi, qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se baca Adem Demaçi ishte patriot si të tjerët por i veçantë me veprën e tij.

Pak fjalë për babain e tyre folën edhe dy fëmijët e Demaçit, Abetarja e Shqiptari. “Para se të vdiste më thoshte se më e rëndësishmja është ta njohësh veten. Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Po ta njihnin shqiptarët mirë veten do përpiqeshin ta përmirësonin veten, dhe në mënyrë kritike të luftohej e keqja, më thoshte ai. Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit dhe do na përsëritet historia”, tha Abetare Demaçi. Ndërsa, Shqiptar Demaçi falënderoi të gjithë ata që ishin të pranishëm për të nderuar babanë e tij. Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Adem Demaci ,shpirti krenaria e qendreses dhe lirise se Kosoves,njeriu te cilin nuk arriten ta lakojne as ta rrexojne armiqet as kundershtaret e as dallget dhe orkanet me te cilat u perplas pa ju trembur syri ne asnje moment.Njeriu i cili i mundi frigen dhe joshjet ma teriale e karieriste dhe gjitha sfidat ne rrugetimin e gjate te pershkuar me nje lufte te ashper ,me mundime e sakrifica te cila vetem ai arriti ti kaloje pa u perkule per asnje qast duke dalur fitimtar.Perpjekjet e frigacakeve dhe mjeraneve te cilet nuk i afrohen as pluhurit te kepuceve te Baces ,veten i rrisin madheshtine dhe lartesine e njeriut i cili asnjehere nuk u perkul para askujt sepse ishte vetem nje ,me i madhi dhe me guximtari dhe mbi te ishte vetem Zoti,Kombi , Atdheu dhe e verteta e askush tjeter. Baca asnjehere nuk ju nenshtrua forces as idhujve te rrejshem.Ai nuk pranoj te behet pre e matrapazllekut politik as te behet vegel e askujt.Asdhtu si Skenderbeun dhe Nene Terezen ,shqiptaret nje komb ne numer i vogel paten fatin ta kene Adem Demacin simbolin e rezistences dhe dashurise ndal lirise ,kombit dhe atdheut.Njeriun pishtar i paperkulur i cili do ndriqoje ne shekuj rrugen e lirise dhe idealeve e vlerave me te larta patriotike e njerezore. Baca do mbetet simboli i lirise dheqendreses kombetare.

  2. Paradoksalisht, shqiptarët kanë dy “Mandela” që e kaluan një pjesë të madhe të jetës së tyre nëpër burgje.
    Në Shqipëri, Mandela” konsiderohet shkrimtari antikomunist Pjetër Arbnori që u mbajt në burgje 27 vite, ngaqë konsiderohej armik i diktatorit stalinist Enver Hoxha, por në të njejtën kohë edhe si një patriot shqiptar.
    Në Kosovën halleshumë, të vuajtur edhe nga pushtimi serb edhe nga diktatura komuniste, “Mandela” u quajt po një shkrimtar shqiptar, Adem Demaçi, por që u persekutua se ishte idhtar i flaktë i Enver Hoxhës, veç idealit patriotik për çlirimin e Kosovës.
    Padyshim që të dy kanë hyrë në historinë e shqiptarëve si figura të shquara , që për idealet e tyre patriotike, sakrifikuan duke kaluar në burgje pjesën më vitale të jetës së tyre. e për këtë duhen nderuar e respektuar.
    Por nuk ka sepse të mohohet fakti që Demaçi, nga mungesa e informacionit, adhuronte një diktator mizor si Enveri, ndonëse pasi soli nga burgu e vizitoi Shqipërinë, e pa me sytë e tij se ku e kishte katandisur komunizmi, e kuptoi dhe e deklaroi se kishte gabuar në vlerësimin e tij.
    Komentet që na e nxjerrin komunistin e hershëm Demaçi si një idhtar i Zotit, janë në mos hipokrite, tepër vulgare e folklorike. Komunistët e idhtarët e Enverit nuk e njihnin as Zotin e as religjionet.

  3. Duket se edhe Kosova nuk po i shpeton sindromes percarese te SHqiperise e inicuar nga bashkefajtori dhe bashvuajtesi Sali Ram Berisha

    1. O Illos !
      A nuk më thua se përse e përmend Berishën me emrin e babait të tijë Ramë ?
      Çfarë të thotë ty ky emër me të cilin e paragjykon Berishën ?
      Babai, gjyshi e stërgjyshi i Berishës, kanë qenë fshatarë të thjeshtë të Malësise së Tropojës që në gjithë historinë e Shqipërisë janë ndeshur me pushtuesit turq, serbë e me kriminelët enveristë.
      Edvin Rama medemek për “hakmarje idiote politike”, meqë publikisht dihet se babai i tij Kristaqi, i biri i shoferit të Ahmet Zogut, si antar i presidencës së diktaturës enveriste, vuri firmën e tij për të varur një poet kuksian.
      Ngaqë nuk kishte asnjë argument për të sulmuar Berishën, pasi në të gjitha drejtimet (veç trupgjatësisë), qëndron shumë më poshte se ai, e meqë përmendej nga antikomunistët edhe me emrin e babait Kristaqit. si ata kalamajtë e zenë me faj, e quante edhe ai Berishën “Saliu” apo “Sali Ramë Berisha”.
      Ramë Berisha, babai i Saliut nuk është as Edi Rama e as Kristaq Rama. As ka vrarë njeri e as është marë me pikturë apo drogë. apo të ketë pasur qoftë edhe një funksion të vogël shtetëror apo partiak në fshatin e tij.
      Është po ajo idiotësi me të cilën Edi Rama kujton se po e barazon PD e Berishën, me Ish PPSH sot PS, duke përmendur “SHQUP-in apo “Babalen”

  4. Nuk ka përplasje të fortë në Prishtinë lidhur me mospjesëmarrjen e LDK-së në varrimin e Demaçit! Vetëm përfituesit mediokër në emër të Demaçit po mundohen t’i fryejnkësaj teme të pa temë.

  5. Ksaj here mbeshtes plotesisht milaim zeken,i cili per Demaqin e thot ate qe duhej ta thoshte çdo njeri e poashtu e thot edhe per ate fare krimin besim hoti dhe dy krimat tjere te baglave armend zema e naser rugova,te cilet pos qe hane buke dhe baglojne fatkeqesisht si “njerez” nuk kane asnje vlere tjeter,prandaj vlene ajo thenja e vjeter se i shani te shan,dhe me mire qe skane marre pjese keta jashtqitje ne varrim sepse do te terbohej Demaqi dhe do ngrihej nga varri per ti pshty ne sy keta pjelle te millosheviqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *