• |
ide | kryesore

Meta ‘godet’ sërish Ramën: Po të udhëhiqemi nga interesi publik e kombëtar, restaurojmë teatrin e vjetër, ndërtojmë dhe të riun

Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij lidhur me deklaratat e bëra një ditë më parë pas mosdekretimit që ai i bëri ligjit, i cili i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Në reagimin e Metës thuhet se dekreti i tij duhet të lexohet me objektivitet dhe bazohet në dokumentacionin e ardhur nga Kuvendi. Më tej Meta thekson se nëse do të udhëhiqemi vetëm nga interesi publik dhe kombëtar, garantohet ruajtja e teatrit të vjetër dhe ndërtimi i një të riu. Më poshtë deklarata e plotë.

Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara.

Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.

Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial.

Me këtë rast Presidenti i Republikës fton të gjithë të interesuarit për zgjidhje të lexojnë me vëmendje në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës http://president.al/njoftim-per-media/ dekretin, arsyet e kthimi për rishqyrtim në Kuvend të këtij ligji.



2 Comments

  1. kjo eshte zgjidhja e thjeshte fare , pse duhet me harxhu energji, kohe, me karlliqe. kaq te papergjegjshem jeni. restauro, dhe nderto pike. por jeni maskarenj dhe te pa fytyre.

  2. Ke shume te drejte president,por ato jane dy objekte ne ndertim ,sipas jush dhe pro publikut behemi me dy teatro (nje ekzistues dhe i rikonstruktuar dhe nje i ri)kurse sipas mafjes ne pushtet behemi prape me dy objekte, kullat e Fushe-Malit dhe teatri i ri.Njerezit le te gjykojne kush eshte me e mira per Shqiperine e shqiptaret.sipas” Rilindjes” Tirana mbetet prape me nje teater.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *