• |
ide | kryesore

Real Madrid i mbyll derën Eden Hazard

Sport



E përditshmja madrilene “AS”, lajmëron se Real Madrid-i nuk është më i dëshiruar për të rekrutuar Eden Hazard. Autor i një Botërori shumë të mirë në Rusi, ndërkombëtari belg u përfol për një transferim të mundshëm te “Los Blancos” për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n, tashmë i angazhuar me Juventusi-n.

Për sa i takon motiveve të Julen Lopetegui trajnerit të ri të kampionit në fuqi të Champions-it, “AS” sqaron se ky i fundit mendon të mbështetet kryesisht tek Isco për të rifreskuar lojën e Real-it. Gjatë dy viteve të tij në krye të Spanjës, Lopetegui e kishte zgjedhur 26-vjeçarin Isco si lojtarin e tij kryesor duke i besuar çelësat e mesfushës, pavarësisht pranisë së Andres Iniesta dhe David Silva.

Tjetër arsye për braktisjen e pistës Hazard mund të jetë çmimi i kërkuar nga Chelsea. Sipas Sky Sports, drejtuesit e klubit të Londrës kërkonin 190 milionë euro për të lënë të lirë yllin belg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *