• |
ide | kryesore

Rikthimi në Champions, mbaron abonimet për Inter

Sport



Sezoni i kthimit në Champions League i Inter ka magjepsur tifozët zikaltër. Klubi ka njoftuar se fushata e abonimeve 2018-2019 është prakitikisht e shitur. Për momentin janë shitur 37mijë tesera e mbeten akoma shumë pak vende në dispozicion. Një “boom” i tillë kërkesash, që ka mbushur gjysmën e Meazza për gjithë sezonin ka fryrë arkat e klubit.

Një shifër e tillë i korrespondon 50% të vendeve të stadiumit Giuseppe Meazza që i rezervohet tifozerisë zikalër: nga ky numërim është përjashtuar unaza e tretë blu, e parashikuar për tifozët miq. Ky konfirguracion i lë hapësirën e duhur edhe biletave në shitje për ndeshjet e vecanta.

E pagëzuar si “Të rishohim yjet”, fushata e abonimeve të Inter, I ka kaluar pritshmëritë. Pas tre muajve shitje, bën të ditur klubi, janë shumë pak abonime të mbetura (rreth 300 tesera) e deri në fund të korrikut parashikohet të jenë të gjitha të shitura. Në krahasim me sezonin e kaluar, regjistrohet një rritje me 20% të shitjeve. Një rezultat i jashtëzakonshëm, i arritur falë goditjeve në merkato dhe dëshirës së tifozëve zikaltër të kthehen protagonistë në kampionat e Europë. Sezoni zikalëtr me më shumë abonime në vitet e fundit mbetet 2010/2011, viti post-tripletë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *