• |
ide | kryesore

Shansi i fundit, United i hapet rruga për Maguire

Sport



Transferimi i përfolur i Harry Maguire tek Manchester United ka marrë një shtysë të rëndësishme, me Leicester shumë pranë qendërmbrojtësit të Newcastle, Jamaal Lascelles.

SunSport ka bërë të ditur se Dhelprat po planifikojnë të ofrojnë £35milion stërlina për kapitenin e Newcastle dhe ky transferim mund ti hapë rrugën United të rinisin ofertën e tyre prej £60 milion stërlinash për 25 vjecarin e Leicester dhe përfaqësueses së Anglisë.

Lascelles, 24 vjecar, është votuar si Lojtari Zbulim i Vitit, sezonin e kaluar dhe është zëvendësuesi direkt nëse Maguire përfundon në Old Trafford përpara mbylljes së merkatos të enjten në 9 gusht.

Sipas raportimeve nga Franca, presidenti i Leicester, Claude Puel, është duke vëzhguar terrenin edhe për qendërmbrojtësin e Getafes Djene Dakonam, që është një zgjidhje edhe më ekonomike, duke qenë se kushton £31milion stërlina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *