• |
ide | kryesore

Vrasësi nga Berati i dënuar me 18 vjet burg ekstradohet nga Athina

Lajme, Të fundit



Nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi në Greqi dhe ekstradimi nga Athina, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Anesti Paskos alias Bedri Ibrahimi, 55 vjeç, lindur në Poshnje – Berat.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur.
Më datë 26. 03. 2012, në një lokal në fshatin Poshnje – Berat, ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Anesti Paskos, B. I., K. I., dhe shtetasve G. P., E. P., dhe S.P.

Si pasojë e këtij konflikti, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë shtetasi S. P., si dhe janë plagosur G. P., dhe E. P.

Shtetasi Anesti Paskos ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e ka dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *