• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Një “Rubin” për Partizanin

Sport



Partizani mbyll marrëveshjen më të rëndësishme të merkatos dhe prezanton Rubin Hebajn, që bëhet kështu sulmuesi i ri i kryeqytetasve. shkodrani vjen nga Domzhale në formë huazimi dhe me të drejtën e blerjes përfundimtare. Lajmi është konfirmuar nga klubi në faqen e tij zytrare.

Kështu, të kuqtë në përfundim të sezonit 2018-19 mund të ushtrojnë pikën e tyre në kontratë për të blerë përfundimisht kartonin e Hebajt nga klubi slloven.

Vetëm 20 vjec (i plotëson në 30 korrik) Hebaj është një prej sulmuesve që ka lënë gjurmë në kampionatin tone me fanellën e Vllaznisë, përpara se të transferohej tek Domzhale, ku nuk gjeti hapësirat e shpresuara. Sulmuesi megjithatë është pjesë e skuadrave përfaqësuese kuqezi dhe konsiderohet një pikë e fortë e kryeqytetasve për edicionin e ri.

Partizani në ndeshjen e Europa League e ka manifestuar mungesën e një qendërsulmuesi, edhe pse Progni është munduar të luajë në një rol jo të tijin. Gjithashtu Bardhi e Abdurrahimi nuk janë qendërsulmues dhe për këtë motiv ardhja e Hebajt konsiderohet shumë e rëndësishme nga tekniku, Gega, që e njeh mirë lojtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *