• |
ide | kryesore

Ancelotti tregon 3 motivet pse zgjodhi Napolin

Sport



Carlo Ancelotti ka qenë befasia e bukur në Napoli dhe deri në këtë moment emri i vetëm që i ka bërë napoletanët të shpresojnë të ngushtojnë diferencën me Juventusin e Cristiano Ronaldos. Tekniku, në mbrëmjen e prezantimit në Dimaro ka treguar arsyen që e bëri të zgjedhë këtë klub.

“Në Napoli ka një pasion të madh e për këtë mundëm vetëm t’iu falenderoj. Motivet për të cilat zgjodha Napolin janë 3: projekti i kësaj shoqërie është interesant dhe inovativ, kualiteti i futbollistëve e pasioni i këtyre njerëzve”.

“Premtim? Skuadra është kompetitive, mund të konkurojmë. Të bashkojmë ëndërr e pasion dhe mund t’ia dalim!”, përfundoi tekniku, mesazhi i të cilit ngjan me një sirenë sulmi, që Napolit i duhet për tu karikuar në një duel me një Juventus kampion prej 6 sezonesh rradhazi e të përforcuar me lojtarin më të mirë në botë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *