• |
ide | kryesore

Barcelona tjetër “shaka” Romës: Do t’i marrë edhe N’Zonzi

Sport



“Ma punove herën e parë, turpi yt. Ma punove për herë të dytë, turpi im”. Kjo është shprehja që i kalon para syve Romës në tratativën për francezin Steven N’Zonzi, ku ka ndërhyrë edhe njëherë Barcelona.

Pasi i rrëmbeu Malcom kur ishte gjithcka gati për firmën me verdhekuqtë, Barcelona është futur edhe në garën për mesfushorin francez, të cilin italianët e shohin si kandidatin për të zëvendësuar Gonalons.

Drejtori sportiv Monchi ka akordin me N’Zonzi: për të një kontratë 4 vjecare prej 3 milionë euro në sezon. Por pikërisht tani, historia rrezikon të përsëritet dhe spanjollët kanë shpejtuar kontaktet me Sevilla.

Vështirë, megjithatë, të mendohet një tjetër stërkëmbësh, edhe pse presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu, ka telefonuar pikërisht Drejtorin Sportiv të Romës për të tentuar të përmirësojë mardhëniet. Kjo është edhe arsyeja pse ndoshta mes palëve arrihet një akord për të mos i komplikuar edhe më shumë kontradiktat e merkatos, të paktën sa i përket kampionit të ri të Botës N’Zonzi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *