• |
ide | kryesore

Bllokohen 10 tonë miell ardhur nga Greqia, shkak mungesa e etiketave

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri për shkak se kishte parregullsi në dokumentacion. Të dhënat sipas dokumentave shoqërues nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundraetiketë të produktit.

Trupa inspektuese e AKU-t në Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatoi se një subjekt, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundraetiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar ne legjislacionin në fuqi; gjithashtu do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *