• |
ide | kryesore

Cardi B anullon turin me Bruno Mars

Paparazzi, Slider



Cardi B është bërë nënë për herë të parë pak ditë më parë. Reperja e njohur kishte planifikuar një turne bashkë me Bruno Mars pas lindjes së vajzës po duket se pikërisht e bija ka bërë që Cardi B të tërhiqet dhe të anullojë pjesëmarrjen e saj në turneun që niste në shtator.

“Kam vendosur që të mos i bashkangjitem Bruno Mars në turne këtë herë. Mendova se pasi të kem lindur vajzën time, 6 javë do të ishin të mjaftueshme për mua të merrja veten psikologjikisht dhe fizikisht. Madje mendova se do të mundesha edhe që ta merrja me vete gjatë turneut time bijë por mendoj se e nënvlerësova disi ndjesinë dhe përgjegjësinë e të qenit nënë. Jo vetëm sepse unë nuk jam gati fizikisht por edhe sepse doktori më shpejgoi se nuk është e shëndetshme për të të jetë në rrugë. Shpresoj të më kuptoni se ky është një vendim tejet i vështirë edhe për mua dhe më duhet të bëj më të mirën për fëmijën dhe veten time. Faleminderit Bruno që je kaq përkrahës dhe i kuptueshëm.”,- ka shkruar Cardi B në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *