• |
ide | kryesore

Dështime në merkato, Real Madrid luan imazhin me kampionin e Bayern

Sport



Të zëvendësojë imazhin e Cristiano Ronaldos për Real Madrid paska qenë shumë më e vështirë se sa e mendonte. Spanjollët kanë dështuar me rregullsi në objektivat e tyre: Mbappé, Neymar e Hazard, kështu që tashmë Florentino Perez luan fytyrën, duke synuar gjithcka mbi Robert Lewandowskin.

Merengues kanë nevojë emergjente të kryejnë një goditje të rëndësishme, kështu që sulmuesi polak i Bayern Mynih shihet si opsioni i duhur, duke qenë se është i pakënaqur në Bavari dhe kërkon të ndryshojë ambjent.

Sipas asaj që bën të ditur Marca, edhe pak kohë më parë Lewandowski e kishte lënë të hapur mundësinë e transferimit në Madrid, por është bllokuar gjithnjë nga klubi gjerman, gjë që Perez shpreson tashmë të mos ndodhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *