• |
ide | kryesore

“Dygolëshi” më i bukur i Moratas: Alessandro e Leonardo

Sport



Alvaro Morata ndoshta nuk njeh të ardhmen në futboll, por në jetë sapo ka shënuar dygolëshin më të bukur. Sulmuesi i Chelsea është bërë baba i dy binjakëve. Në spitalin “Angelo di Mestre” e shoqja Alice Campello ka lindur Alessandro e Leonardo. “Dita arriti… 29 korrik 2018, një ditë që nuk do ta harroj kurrë – shkruan Morata në postim në Instagram – Pritja ishte shumë e gjatë… Nuk kam fjalë për të të falenderuar Alice, faleminderit që më bëre dhuratën më të bukur e më të pabesueshme në botë”.

“Cdo ditë që kur të njoj, falenderoj Zotin që të vendosi në rrugën time. Në këto muaj ke luftuar fort, nuk mund vec të jem krenar për ty; netë në spital, ditë kur ishe e dehidratuar, ditë të tëra në krevar pa mundur të lëvizje… por në fund dita mbërriti dhe ia vlejti. Mirëserdhët në botë Alessandro e Leonardo. Kërkoj vetëm të kenë shëndet e që të jenë të lumtur me dashurinë që thithet në shtëpinë tonë, në familjen tonë. Në fund dua të falenderoj mjekët, që na ndihmuan në këto muaj të vështirë, e mbi të gjithë ata persona që punojnë në spitalin Angelo për xhentilesën e sensibilitetin e tyre”.

Y llegó el día… 29 de julio de 2018, un día que jamas olvidaré. La espera ha sido larga, muy muy larga. Han sido tan solo 9 meses pero para nosotros han sido como 3 años. No tengo palabras para darte las gracias Alice, gracias por hacerme el regalo más bonito e increíble del mundo. Cada día desde que te conozco doy gracias a Dios por haberte puesto en mi camino, eres l piedra angular de mi vida. Estos meses has luchado como una leona, no puedo estar más orgulloso de ti; noches en el hospital, días deshidratada, días enteros juntos en la cama sin poder ni movernos… pero al final llegó el día, llegó y todo mereció la pena. Bienvenidos al mundo Alessandro y Leonardo. Solo pido que tengáis salud y seáis felices con el amor que se respira en nuestra casa, en nuestra familia. Por último quiero agradecer a los doctores, de aquí y de allí que nos han ayudado en estos meses tan duros, y en especial a todos la gente que trabaja en el hospital dell’Angelo por su amabilidad y sensibilidad ❤️❤️?‍?‍?‍????

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *