• |
ide | kryesore

Ekzekutohet para shtëpisë së tij, avokati që mbrojti Milosheviçin

Planet



Një avokat i njohur serb është ekzekutuar para shtëpisë së tij në Beograd. Bëhet fjalë për Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeçar, i cili ka mbrojtur shumë njerëz nga bota e krimit në Serbi. Avokati penal ishte mjaft i njohur në Serbi, ndërsa mbrojti edhe Slobodan Milosheviçin, në gjyqin për krime lufte, në Gjykatën e Hagës.

Në një deklaratë, Ministria e Brendshme serbe raportoi se atentati ndaj Ognjanoviç ishte organizuar para shtëpisë së tij në lagjen Novi Beograd, ndërsa djali i tij 26-vjeçar u plagos dhe po merr trajtimin mjekësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *