• |
ide | kryesore

Real zgjidh qesen, 100 milionë paund për dyshen e Chelsea

Sport



Real Madrid dëshiron tashmë me cdo kusht Willian dhe Thibaut Courtois ndërsa i kanë prezantuar Chelsea ofertën e £100 milion paund për dy lojtarët. Los Blancos ende nuk kanë bërë asnjë transfertë të rëndësishme pasi kanë humbur në merkaton e verës Cristiano Ronaldon tek Juventus.

Daily Mail pretendon se Blutë janë tashmë duke e marrë seriozisht në konsidertaë ofertën e spanjollëve përpara mbylljes së merkatos muajin e ardhshëm.

Willian dhe Courtois janë përfolur gjithë kohën për një largim nga Stamford Bridge, pas shkarkimit të Antonio Contes. Braziliani ka qenë objekt dëshire i tre ofertave të Barcelonës, e fundit prej £55 milion paund e refuzuar nga Roman Abramovich.

Ndërkohë, Courtois është konsideruar portieri i duhur për të zëvendësuar Keylor Navas. Belgu ka edhe një vit kontratë me Chelsea e duket se nuk ka ndërmend të rinovojë.

Tekniku i ri i londinezëve, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur se dëshiron ti ketë të dy lojtarët bashkë me Eden Hazard, që gjithashtu u përfol për një transferim tek Real.

Sidoqoftë, Chelsea ka treguar në sezonet e kaluara se janë të hapur për negociata nëse cmimi është ai i duhuri. Nemanja Matic kaloi tek Manchester United për £ 40 milion paund verën e kaluar.

£100 milionë paund prezantojnë dilemën e vetme në hierarkinë e Chelsea, që e dinë se me këtë shifër mund të investojnë në objektivat e dëshiruar të Sarrit, dyshen e Juventus Gonzalo Higuain dhe Daniele Rugani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *