• |
ide | kryesore

“Armiq në shtëpi”, Bayern kërcënon Lewandowskin

Sport



Robert Lewandowski do të mbetet tek Bayern Mynih. Lajmin e ka gartantuar tekniku i ri i bavarezëve, Niko Kovac. “Robert nuk do të largohet nga ky klub, mund të them qetësisht se nuk dëshirojmë ta shesim – bëri të ditur trajneri – . Eshtë e vërtetë që po synon të shkojë diku tjetër, por është dicka ajo që do të bëjë ai, e dicka tjetër ajo që duam ne. Vetëm se jemi ne që vendosim. Robert ka një kontratë (deri në 2021) e do ta respektojë sa më gjatë të jetë e mundur”,

Një paralajmërim që duket më tepër si kërcënim, si për vetë Lewandowski, ashtu edhe për Real Madrid, që kërkon ta cojë sulmuesin në “Bernabeu” për të provuar të harrojë Cristiano Ronaldon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *