• |
ide | kryesore

Çmenduria Ronaldo, boom çmimet e biletave të Serie A

Arkiva, F1, Sport



Transferimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos tek Juventusi ka sjellë mjaft ndryshime në “Serie A”, e sidomos në aspektin promocional. Jo vetëm Juve, por edhe skuadrave të tjera pritet tu rritet shikueshmëria për shkak të ndikimit që ka Ronaldo tek tifozët.

Kampioni portugez po rezulton një biznes fitimprurës dhe do të ndihet që në javën e parë të kampionatit italian, në debutimin e CR7, në Verona, për Chievo-Juventus. Shoqëria veroneze ka “prekur” e jo pak cmimet për biletat: brezi i parë nga 100 në 150 euro (rritje 50%), brezi i dytë nga 50 në 70 euro (+40%), Tribuna superiore nga 40 në 60 euro (+40%) e unazat nga 30 në 50 euro (+40%).

Kjo gjë ka ndikuar edhe tek klubi i Parmës, i cili ka vendosur të rrisë në mënyrë drastike çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit, që do të zhvillohet në datën 2 shtator, e vlefshme për javën e tretë të “Serie A”.

Nga 25 euro që kushtojnë normalisht, biletat do të kushtojë 178 euro, një çmim i 7-fishuar.

Ndërkohë një abonim vjetor në stadium kushton 190 euro, pra një tifozi i qëllon më mirë të bëjë një abonim vjetor se sa një biletë për një ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *