• |
ide | kryesore

Fatos Lubonja: Si po korruptohen ndërkombëtarët e Tiranës

Arkiva, Kryesore



Nga Fatos Lubonja/ Ky i Reformës në Drejtësi ishte një dështim i paralajmëruar nga jo pak vetë, por më emblematiku mbetet paralajmërimi i Komisionit të Venecias pasi iu dërgua drafti: “Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tilla radikale (si procesi i rivlerësimit [vetingut F.L.]) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shtojnë mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmangin vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijojnë rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”.

Provat se ka ndodhur pikërisht kështu janë të shumta. Madje, e kanë kaluar imagjinatën e komisionarëve të Venecias sepse askujt asokohe nuk do t’i shkonte mendja se “destabilizimi i punës së gjyqtarëve” do të arrinte deri aty sa vendi të mbetej pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, se do të bllokohej shkolla e Magjistraturës etj.. Po ashtu, edhe për sa i përket kapjes, askush nuk e imagjinonte se në sajë të Reformës, do të kishim një Kryeprokurore si Arta Marku, që me veprimet dhe mosveprimet e saj po sillet si kamikaze e maxhorancës. (Mjaft të kesh parasysh mënyrën sesi u soll ndaj protestuesve të Kukësit apo rastin e vëllait të Xhafajt më një anë dhe heshtjen ndaj grabitjes që synohet t’i bëhet pronës publike te Teatri Kombëtar më anë tjetër).

Pikëpyetja që ngrihet është: si ka mundësi që ndërkombëtarët që u konsideruan si garanti i Reformës vazhdojnë ta mburrin si një punë të suksesshme dhe të këmbëngulin në vazhdimin e procesit të kapjes së drejtësisë nga Edi Rama?

Sigurisht, nuk mund të futen të gjithë ndërkombëtarët në një thes dhe po ashtu nuk mund të gjesh një arsye të vetme për këtë, por po rreshtoj disa arsyeve që më duken më evidentet.

NDJENJA E SUPERIORITET

Duke ndjekur aktivitetin dhe deklaratat e ambasadores së BE, Vllahutin, apo të ambasadorit amerikan, Donald Lu, (që u ekspozuan si kampionët e reformës) ashtu sikurse edhe të disa funksionarëve të BE si Hann, nuk mund të mos konstatosh një pozicion prej sipërori që dikton dhe imponon zgjidhje, që për shqiptarët duhet të jenë të padiskutueshme. Asnjë dialog me shqiptarët e tjerë përveç maxhorancës nuk kemi parë të zhvillohet kur u vendos që të kryhej kjo reformë. U bë një punë nën rrogoz nga fondacioni Soros që ka vite tash më që nuk vepron si kundërpart i pushtetit, por si “levë e partisë” së Edi Ramës, që ndihmoi në përgatitjen e një drafti që nxirrte sheshit synimet e maxhorancës për ta vënë Drejtësinë në dorë të Qeverisë, për të cilin Vllahutin deklaroi se mund të votohej edhe pa miratimin e opozitës. Ky qëndrim prej sipërori që dikton dhe nuk dialogon e që bashkëpunon vetëm me ata që kanë pushtetin ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot të mos ngrejë asnjë dyshim të arsyeshëm tek këta ndërkombëtarë, me gjithë dështimin e prekshëm dhe me gjithë skandalet e përditshme të qeverisë së Edi Ramës, që tregojnë se kjo kategori politikanësh nuk ka asnjë lidhje me respektin ndaj drejtësisë dhe ligjit.

MOSNJOHJA DHE MANIPULIMI

Kur i shkruaja një njeriu të njohur se si ka mundësi që nuk reagon ambasadori italian Cotullo lidhur me atë që po ndodh me Teatrin (duke pasur parasysh jo vetëm shkeljet e Kushtetutës shqiptare e ato të ligjeve europiane, por edhe se bëhej fjalë për një trashëgimi kulturore që na lidh me Italinë e për të cilën Instituti Italian i Kulturës ka shpenzuar para për ta promovuar), m’u përgjigj: “Por, ai ndoshta nuk e di krejt historinë sepse ka ardhur në Shqipëri vetëm dy vjet më parë. Dhe ambasada nuk është selia e KGB, ku dihet gjithçka për të gjithë”. Pyetja që të vjen vetvetiu është: po atëherë, kur paskan një njohje kaq të cekët të realitetit shqiptar, përse mbështesin pa rezerva gjëra që kërkojnë një njohje shumë më të thellë sesa njohja e historisë së arkitekturës së Tiranës, siç është raporti i politikës me drejtësinë në Shqipëri?

Gjykoj se kjo nuk është vetëm çështje cektësie njohjeje, por edhe manipulimi. Tashmë dihet se ka një grup aktivistësh shqiptarë, dhe jo vetëm, që në një mënyrë ose në një tjetër, janë të kapur nga maxhoranca, kryesisht me forcën e lekut, e që nuk kanë punë tjetër, veçse të xhirojnë nëpër ambasada që të japin opinionin e tyre “të pavarur” në favor të qeverisë për çfarë ndodh në Shqipëri.

ZGJEDHJA IDEOLOGJIKE

Një arsye tjetër është edhe mbështetja apriori, pa asnjë mendim kritik, i partive të qendrës së majtë europiane që e konsiderojnë partinë e Edi Ramës si pjesë e familjes së saj europiane. Ka dy arsye për këtë mbështetje: së pari mosinformimi se PS nuk është një parti e majtë, por vegla më e paskrupullt e oligarkisë dhe ekonomisë kriminale, që ka katandisur në mjerim dhe dëshpërim shtresat më të brishta të vendit. Së dyti, fakti se edhe në Perëndim partitë e qendrës së majtë nuk e kanë më ndjeshmërinë që kanë pasur ndaj pjesës më të brishtë të popullsisë – çka ka shkaktuar edhe rënien e popullariteti të tyre. Përndryshe, Edi Rama nuk do të guxonte t’i mburrej publikisht Mateo Renzit se në Shqipëri nuk ka sindikata, si në Itali, prandaj investitorët italianë nuk duhet të tuten të vijnë këtu.

KONFLIKTI I INTERESAVE

Buon-sensi minimal të thotë se nuk është “fair” që ambasadorë që punojnë, të sjellin armët kimike apo muhaxhedinët në Shqipëri, apo biznese të vendeve të tyre, – për çka u duhet miratimi i maxhorancës dhe i qeverisë së krijuar prej saj, – të punojnë njëkohësisht edhe për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur, që normalisht do të duhet të ketë target kryesor pikërisht maxhorancën, pasi historia jonë tregon se zullumet më të mëdha në këtë vend i kanë bërë gjithmonë maxhorancat. Edhe nevoja e injorimit të këtij konflikti interesi i kanë bërë mjaft ambasadorë të rreshtohen “nga ana e forcës politike që kontrollon procesin” e Reformës në Drejtësi.

PUNA KORRUPTUESE E EDI RAMËS & CO

Fakti që nuk kemi prova evidente për korruptimin e ndërkombëtarëve të caktuar të përfshirë në mbështetjen e Reformës në Drejtësi – ndonëse rasti i vilës së Vllahutin në Rolling Hills apo ndërhyrja e Lu në Prokurorinë shqiptare për Bankers Petrolium janë tejet të dyshimta – nuk na pengon ta ngremë hipotezën e korruptimi të ndërkombëtarëve, duke pasur parasysh se ka tashmë prova të shumta se politikat e rilindësve të Ramës janë gjerësisht dhe thellësisht të bazuara në blerjen dhe korruptimin e njerëzve si brenda dhe jashtë vendit. Për gjithë sa thashë, gjykoj se ndërkombëtarët e përfshirë në këtë të ashtuquajtur Reformë në Drejtësi nuk duhen konsideruar më si shpresë e zgjidhjes së problemit të krijuar, por si pjesë e këtij problemi.
/Panorama/



29 Comments

  1. ORE CA U BE ME KASETEN E BABALES RE, APO CUDIA ME E MADHE 3 DIT ZGJAT DHE RRASE KASETEN DIKU DERISA TE HARROJ DYNJANJA SI GJITHMON.

  2. Shpata e Lubonjes pret sa majtas aq edhe djathtas , biles edhe kunder te gjithe matrapazeve qe vijne ne kete vend gjoja per ta ” futur ne brazde” por ne realitet jane me zhul se keta tanet , BRAVO . Kete vend o e bejme ne ose nuk behet kurre, ndergjegjesohuni dhe i lini partite menjane . Mjafton te flasim , kritikojme magari edhe ta shajme keqas kete kaste politikanesh .

  3. Akuzon nderkombetaret per korrupsion duke u mbeshtetur ne hipoteza dhe gjykimet e tua.
    Normalisht lind pyetja kush je ti dhe kush t’a jep ty te drejten te ngresh akuza te renda pa fakte dhe argumenta bindese!?
    Konkluzioni eshte se ti je nje bizantin i vogel qe vuan nga deliri i madheshtise.

  4. Kaserta e babales u xgjidh. Vete KM deklaroi se kishte prova nga nje laborator nderkombetar qe e kishte rrezuar duke e quajtur zerin te fallsifikuar. Edhe per korruptimin e nderkombetareve, Ljuba ia fut kot. Nje vile u ble me katerfishin e cmimit dhe nje here nderhyri ai tjetri per Bankers Petrolium, prandaj nuk mund te flitet per korrupsion. E vetmja gje qe me mbeti peng eshte moskapja e peshkut te madh qe premtoi Lu. Kjo gje beri qe Lu te ikte pa e mbajtur fjalen dhe kam frike se Kavalec as qe do e vraase mendjen per Reformen ne Drejtesi qe do te sjelle begai ne kete vend

  5. Pse u fshi lajmi i takimit me Alex Soros o Lapsi? Pse vjen Soros ne kete vend dhe cfare “fabrikash” e “uzinash per “demokracine” paska ngritur. Si nuk guxon njeri te pyese ne media dhe te djathta per kete? A nuk quhet kjo nje nderhyrje ne punet e brendshme gjithashtu te nje vendi te vogel? Lubonja i bie “pragut” qe te degjoje “dera”. Nuk jam per Urban etj. por pse po e lene vendin mes Soros dhe ruseve ca si Pompeo, kur ka mbetur akoma nje fije shprese per demokracine e qe po e perlyejne gjithfaresoj grupesh te dyshimta. p.s. Kjo e jona nuk eshte demokraci sic e njohim sepse…. i ka thene me mire Lubonja arsyet.

  6. Nderkombetaret jane ne trajse o fatos. Jane te blere! Rama ka zotesine qe gjeti menyren si ti pagoje nepermjet rrjetit nderkombetart ( nuk e di po fjalet jane te sorosit)
    Pra gjeti menyren per ti paguar !!!!

    Berisha pagonte Podesten ne USA per mbeshtetjen e USA , ndersa Rama me ane te rrjetit me te sofistikuar i pagoi te gjithe keta me me shume leke se Berisha!

    Se merren ketu dhe me fukarenj e hallexhinj qe transportin e droges e bejne per buken e gojes dhe jo per ti bere parate pala pala ne banke!!! ( dallimi per punetorin trafikant nga koka e trafikut)

    babalja e nxorri te verteten.

    E VERTETA QE:
    MINISTRI XHAFAJ KA VELLANE KRIMINEL TE DENUAR NDERKOMBETARISHT QE BRIDHTE RRUGEVE I LIRE NE VLORE E BENTE PAZARE DROGE!!!!!!!!

  7. Për dështimin e vetingut haptazi apo prapa kuintave kan bashkpunuar të gjithe politikanët gjenial shqiptar. Ato dojn ta de-legjitimojne si proçes në mënyrë që individët dhe institucionet e daluna prej vetingut te mos kene te drejte morale dhe legjitime te akuzojne apo procedojne asnjerin nga protagonistet politikë. Çdo kriminel, mafioz apo hajdut i akuzuar nga një drejtësi e kapur dhe imorale kthehet ne hero, bahet lider, shton pasunin dhe adhurohet nga turma.

    1. Vetingu por jo vetem,e gjithe reforma ne drejtesi ishin nje mashtrim qe ju be shqiptareve per tu thene qe demokracia do te vije qe po i afrohemi Europes. Nje justifikim i radhes per te perligjur maskaralliqet e 27 vjeteve dhe atyre qe do te bejne ne te ardhmen. Kurre ndonje shtet nuk eshte bere nga gjyqesori sikunder smund te behet nje ndeshje futbolli nga abitri. Nese futbollistet apo presidentet e klubeve duan ta prishin nje ndeshje ska arbiter qe i ndalon. Qytetaret ne kete rast kane vetem rolin e tifozit qe mund te duartrokasin apo fishkellejne asgje tjeter si kane lene ne dore, asgje . Vetem kur shqiptaret ta kuptojne se kjo eshte nje loje ku luhet jeta e tyre dhe per kete duhet te jene ata vendimarres e perseris VENDIMARRES atehere do te fillojme ndertimin e nje shteti demokratik te se drejtes.

  8. Andi dhe Tosi dy te semure psiqike qe merren me llogje kafenesh! Nuk ju paguan kot Saliu o mercenare qe jen kunder denimit te korrupsionit dhe vrasesve Sali luli dhe Likja! Saliu ju paguan me para te pista me parate qe ka bere me korrupsionin!

    1. Vizitohu mor mik, por mundohu te gjesh ndonje te mire. Ndryshe obsesionin Sali do ta vuash tere jeten. Nuk guxoj te mendoj cfare ekzistence mizerabel duhet te kete nje njeri qe (nuk) gjykon si puna jote.

  9. Ka bërë një analizë të shkëlqyer Lubonja sa i takon realitetit se çfarë produktesh solli reforma sorosiane e drejtësisë në Shqipëri.
    Veçanërisht vlerë të madhe ka sjellja e tij në kujtesë, e parashikimeve që pat bërë Komisioni i Venecias për farsën e Vettingut.
    Por ajo që e shoh të dyshimtë në këtë analizë, është se edhe Lubonja si shumë të tjerë, ç’drejtësinë e drejtësisë shqiptare e kufizojnë vetëm në periudhën e tranzicionit të kalimit në sistemin demokratik kapitalist.
    Ma së pari duhet ti kujtoj Lubonjës, se ishin një pjesë e madhe e shefave të sotëm të institucioneve të larta të drejtësisë, ata që padrejtësisht e mbajtën të burgosur për 17 vjet.
    Ishin enveristët ata që me riardhjen në pushtet me forcën e kallashnikovëve në vitin e mbrapshtë 1997, përpiluan e miratuan me “shumicë” kartonash në Kuvend, siç bënë tani për Teatrin, një ligj të zi që ja pamundësonte juristëve të rij me formim arsimor perëndimor, që të viheshin në krye të Gjykatës së lartë, Gjykatës Kushtetuese apo Prolurorisë së përgjithëshme.
    Sipas atij ligji, në këto institucione mund të viheshin vetem juristë që kishin 10 deri 15 vjetë “eksperiencë” profesionale.
    Po cilët e kishin në vitin 1997 këtë farë eksperience e kohë të ushtrimit të profesionit ?
    Vetëm juristët e dipllomuar në drejtësinë alla komuniste apo që kishin “eksperiencën” kriminale të luftës politike të kllasave.
    Nuk ka bile fare nevojë të shkojmë edhe tek Sorosi apo mediokri Rama.
    Mjafton të përmendim faktin se Lu-ja, ja vari këmborën e reformës në drejtësi, një ish hetuesi të sigurimit si Fatmir Xhafa, për të kuptuar se nga ka filluar e keqja.
    Nuk mjaftoi kjo e kaluar kriminale e Xhafës, por kinezo-amerikani Lu, për të luftuar drogën në Shqipëri, përzgjodhi Fatmir e Afron Xhafën si ekspertë të kësaj fushe.

  10. Shoqatat e Soros me operativet e CIA ishin organizatori i 1997. Mendoj se ate e kane frike akoma ndaj opozita nuk prononcohet hapur kunder tij dhe shoqatave te tij qe jane kanceri jo vetem i Shqiperise por krejt Europes e Botes. Lu-ja, Vllahutin dhe boset e tyre ne BE jane vegla te Soros sic ishin Obama e Klintonet. Rama, Veliaj e te tjere jane njerez te Soros, dhe pa u shkaterruar “Peradoria” tumori Soros nuk ka shprese as per ne, Administrata e Trump-it duhet te kishte pastruar me rrenje Departamentin e Shtetit nga Sorostet e mbjelle aty nga adminstrata e meparshme e jo te na i sillte per ambasadore. Adminitrata e Trum-pit duhet te kishte filluar hetimin e veprimtarise se Soros ne Amerike me shoqatat e “Black Lives Matter (Letet e zezakeve jane te vlefshme) e te tjerat qe sposorizohen nga Soros kunder qeverise amerikane. Me Soros ka vetem nje gjuhe, ajo e KM Hungarez Viktor Orban, dhe e Presidentit Filipinas Duterte qe kur Soros desh te shkoje per te vizituar te ashtuquajturat “Shoqata Humanitare” ne Filipine i tha: hajde po deshe por je i shpallur person ne kerkim nga drejtesia te pret burgu, kemi vene cmin per koken tende, per cfare ke bere. Shkurt, pa u dikredituar e perzene Soros nga Europa e Shqiperia, Ramallinjte do vazhdojne te shijne ne leme.

  11. Lapsi dhe injorantet e saliut! Dikush nga keta tha se me mire te jete injorant se sa te jete kunder baces kriminel sali! Me mire te levdosh Maks Velon se sa te jesh ne nje mendje me tosin dhe Andin! Shqiptare te saliut qe nuk dine shqip! Mjere saliu ku katandisi!

  12. Do ta shikoni ne fund sa miliard euro ka grumbulluar drejtesia saliut ne keto vite pastaj te llomotise lubonja dhe te gjithe salivaret qe llomotisin ketu.fakte jo hipoteza lubonj se si ty ka mjaftushem budallenj qe I besojne ato qe thone vete.po ke fakte shko ke drejtesia.forma qe ke zgjedh eshte vetem coroditje por mos harro se nuk jemi ne vitin1994.

    1. Pikërisht se Lubonja i është referuar fakteve konkrete aktuale në këtë shkrim, është më i besueshëm në analizën e tij. Të pabesueshme e paragjykuese janë vetëm përgjithësimet subjektive në politikë.
      Është idiotësia më e madhe që të krahasosh njëlloj “dy palët politike” në një vend me të kaluar diktaturiale kriminale staliniste, siç ka kaluar Shqipëria. Të bësh njëlloj si palën që për 45 vite është përgjegjese jo vetëm për krimet monstruoze të persekutimit politik të pjesës më të madhe të popullit shqiptar, por edhe të territ të plotë informativ, sistemit socialist me diktaturën enveriste, me “palën” e të persekutuarve që u bënë promotor i ndryshimit të sistemit duke kaluar në modelin demokratik pluralist të Europës perëndimore.
      E keqja më e madhe, për mendimin tim në periudhën kalimtare të ndryshimit të sistemeve, është shfrytëzimi abuziv i normës demokratikë të lirisë së mendimit.
      Punistët duke pasur për gati 5 dekada një pushtet absolut diktatorial në të gjitha hallkat e shtetit, ishte tepër e vështirë që ti shkëpusje nga llogoret e tyre.
      Një rol tepër të rëndësishëm në sistemet politike luan propoganda mediatike.
      Vetem me dy-tre media arriti Enver Hoxha të mashtronte për 45 vjet gjithë shqiptarët se Shqipëria ishte i vetmi vend “i lulëzuar” socialist që ja kishte zili gjithë bota.
      E ç’mund të ndodhte kur sot janë qindra media tradicionale apo të internetit, të kapur nga socialistët vendas e të huaj, për ti propoganduar ata si “politikanët më të mirë” që mund ta “begatojnë” Shqipërinë ?
      Paradoksalisht del një ministër “i majtë” gjerman, që kërkon ti imponojë shqiptarve që e vuajtën më së shumti sistemin socialist me modelin stalinist, që ata ti rikthehen modelit të vjetër duke votuar vetëm për socialistët e bile duke përjashtuar fare nga zgjedhjet partitë e djathta.
      Në Gjermani, një ish ministër i jashtëm i suksesshëm si Joshka Fisher, u detyrua që të japë dorheqjen, vetëm se mediat i zbuluan se në rininë e tij kishte marë pjesë në demostratat komuniste.
      Ministri i jashtëm socialist gjerman, Gabriel, i rekomandon shqiptarëve që në pushtet e në parlament të kenë jo thjeshtë komunistë idealiste, por edhe ish ministra të diktaturës staliniste apo bijte e tyre.
      Nëse këtë kërkesë do t’ja kishte drejtuar popullit gjerman, mbrenda 24 orësh do të detyroheshte të jepte dorheqjen nga protestat popullore.
      Fatkeqësisht në ndihmë atyre për tu bërë si palë politike në sistemin pluralist, i erdhën edhe disa parti socialiste europiane duke i futur në aleancat ndërkombëtare të “së majtës”, duke penguar aksionin e dënimit të krimeve diktatoriale.

  13. He Lubonja!Ky paradite urren tere boten e pas dite edhe veten.Ka nje mekat mortor ne ndergjegjejen e tij i cili e bene te jete i tille.Urrejtja dhe akuzat ndaj njerezeve te suksessheme sherbejne si terapi.Ore nuk deshiron askush te jete ne lekuren e tij,te njeriut qe denoncoi babain e tij dhe e dergoi ne vdekje.Kjo puna e diplomateve eshte vetem broqkull sepse edhe vete Pegajmeri Muhamed po te vinte ne Shqiperi me siguzri per njeren pale do ishte djalli ose per PD-ne ose per PS-ne.Pra ka diplomat e ambasadore gjitheandej por vetem ne Shqiperi dhe Kosove jane faktore vendimtare ne politikeberje. Lubonjes i them pjerdhe pjerdhe se lirohesh.

  14. Duke lexuar analistet & opinionistet & komentuesit e djathte eshte e pritshme fitore e thelle e ps dhe e Edit ne zgjedhje.

  15. O I paemer ke bere nje shkrim si antar I Byrose politike atehere dhe tamam me gazideden ne Kuvend dhe deputeti Cela ne Kuvend kundra nderkombetarve ne vitin e lulzimit te pd 1997,mbas 20vjetesh dhe lubonja erdhi ke ju kjo eshte arritje e madhe pd.

  16. O lulkuqet e rames ju ngeli saliu Ne goje mos u merzitni se sala kur te iki rama ka BE gati rruspat dhe do filloje me ate ate koliben e rames po do ta prish ngadal ngadal që kur ta shkojme nga tv te kemi Kohe te pijme nganje gote vere jo me dinamit se na ngel gota pa e perfunduar

  17. Ju robt qe shkruni pa pare fare se e keni koken zhyt theeeeellë ke suma e rilindjes…nxirreni pak koken, futeni prape, por po them nxirreni here pas here, sa me more i çik oksigjen…por pastroni vrimat e hundes nga ciklat e mutit ne fillim

  18. Ca thote ekipi mediatik i Rilindjes sot?? Si duket situata? Mesa kuptoj jeni ne avantazh. Pergezime. Pune e paqme kjo juaja. E beni per buken e gojes. Keshtu tha dhe bathorsin qe vuri tritolin per 5 mije euro.. nuk kisha leke …. nuk kisha buke ….

  19. Është shumë e kjartë për cilindo shqiptar që i ka mendë në vënd për të kuptuar se ku e çoi Shqipërinë ky i marrë që katrahurën , anarkinë, rekordet e drogës, kriminalizimin e ekzekutivit e legjislativit , korrupsionin në stadet më të larta e quan “Rilindje”
    Por jam kurioz të lexoj nga këta zhabat militante enveriste që dijnë vetëm të bëjnë kuak-kuak me dacibaot e tyre gjoja komente, se çfarë kuptojnë këta me fjalën “rilindje” me të cilën abuzon Edi Rama ?
    Nese këta trushpëlarë kujtojnë se ky dymetroshi psikopat e i pa shkollë do të rilindë diktatorin kriminal e të pa shkollë Enver Hoxhën. kot e kanë se kjo punë mori fund që me pranimin e Shqipërisë në NATO.
    Nëse në qershorin e 2016 tës e 2018 -tës ishin vetëm disa vende antare të BE që nuk pranuan që Shqipëria me këtë kryeministër të korruptuar e “garrip” me paraqitjen me atlete në takimet qeveritare, të fillonte negociatat e pranimit. Në qershorin e vitit të ardhshëm do të jenë bërë zgjedhjet në parlamentin europian e gjithë parashikimet janë që e majta europiane do të tkurret akoma më shumë.
    Ndërkaq, tek i i sëmuri psiqik Rama, nuk po shihet ndonjë shenjë përmirësimi por sëmundja e tij po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
    Nëse dikur bënte gafa një herë në javë, tani bën gafa disa herë në ditë.

  20. Të thuash të vërtetën duhet guxim i tipit Lubonja. Ju të tjerët që jeni vëbuar mëndërisht dhe nga sytë, kot i bëni fresk Ramës dhe 40 hajdutëve që i mban afër. Ky qëndrim që mbani tregon se vuani nga Sëmundja e Stokholmit pa shpresë shërimi, vetëm pas vdekjes. Drejtësia vdiq siç ka vdekur edhe Rilindja, por , të dyja kanë mbetur pa varrosur. Në vend të drejtësisë do të përdoret kallashi dhe kanuni i vjetër i Lekë Dukagjinit, or ti…! Hajt, Tung!

  21. Keto komentet e fundit jane tipike fjalimet e gazidedes dhe celes ne Kuvend vitin 1997 kunder nderkobetarve keta jane salivaret qe me mendje jane ne ato vite megjithse jetojne andej kendej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *