Kjo është vila e luksit e Cristiano Ronaldos. Brenda një pylli që e bën praktikisht të padukshme e në të njëjtën kohë shumë pranë qendrës: këto janë arsyet që e kanë bërë portugezin ta zgjedhë. Këndvështrimi është një mrekulli: kodrat nga njëra anë e lumi nga tjetra. Në këtë mënyrë është njësoj siklur Torino të jetë në këmbët e CR7, gjë që në fakt mund të përcaktohet edhe kështu.

Fare pranë rezidencës së John Elkann, shtëpia është pak të quhet kështu: dy vila me dy hyrje të ndryshme e një kopësht i pamatë, e gjitha e mbrojtur me sistem sigurie e telekamera. Ngjyra dominuese është gri e errët dhe dhomat me gjeometri lineare.