• |
ide | kryesore

Herceptina/ Deputetja sulmon mjekët e Onkologjikut: Jeni marioneta, pa ndërgjegje!

Lajme, Të fundit



Edhe pas përgënjeshtrimin që i bënë mjekët e Onkologjikut në QSUT, Oriola Pampuri deputete e PD-së është e bindur se herceptina mungon për gratë e sëmura me kancer. Sipas Pampurit, mungesa e herceptinës konfirmohet nga pacientët, gratë e sëmura me kancerin e gjirit që një pjesë e të cilëve e blejnë kimio-preparatin, një pjesë tjetër ikin jashtë për t’u trajtuar, ndërsa një pjesë kërkojnë miq për t’u futur në listë.

“Nese do na kishte mbetur pak ndergjegje te pakten brenda profesionalizmit te mos perdoremi si marioneta te interesave te qeverise. Nuk mund te bejme te cuditurin apo te habiturin per te permbushur kenaqesite e bastisesve te ketij vendi. Te pakten duhet te pranojme qe brenda deklarates se mungeses se herceptines ka gjithcka te vertete pasi pacientet e pohojne dicka te tille, dhe kesaj s’mund t’i shmanget askush nga specialistet.

Herceptina vjen ne nje mase te caktuar, larg mases se nevojave te pacienteve me kancer gjiri edhe kete s’e mohojne dot profesionistet” shkruan Pampuri në rrjetet sociale.

Më herët, shefja e Onkologjikut në QSUT, e përgënjeshtroi denoncimin e deputetes së PD-së, Oriola Pampuri se herceptina mungon për një pjesë të të sëmurave me kancer. Deputetja e PD kujtoi premtimin që Rama iu dha të sëmurave me kancer se flakonët do të jenë falas, ndërkohë që sipas saj gjendja tani është ndryshe.



2 Comments

  1. Po ti meqe bere kete deklarate kaq pompoze.. nxirr ca emra pacientesh qe nuk vertetojne kete qe deklaron ti. Eshte shume e thjeshte . Nese eshte e vertete kjo gje , ne deklaraten qe dhe ne media merrje dhe disa paciente qe ishin ne pozitat qe ti pretendon dhe keshtu qe ajo qe pretendon kishte nje baze.

  2. Bashkohem me komentuesin e mesiperm.
    Ndersa spitali pergenjeshtoi me shifra nxirr edhe ti fakte mbasi keshtu nuk ke nevoje te lehesh duke demtuar partine qe perfaqeson, dhe personalisht shokun Lulzim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *