• |
ide | kryesore

Kapet në Italia gomonia e nisur nga Shqipëria me 500 kg kanabis, 4 të arrestuar (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një gomone me rreth 500 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap nga policia italiane në rajonin e Leces. Të arrestuar janë katër persona; 3 shtetas italianë dhe shqiptari Arsen Xhaferri 32 vjeç.

Mjeti lundrues me marijuanën në bord është kapur ndërsa po transportohej me një makinë pick up Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles.

Gomonia e cila transportohej me pick up shoqërohej nga një makinë tip “Fiat multipla” në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal per klandestinë dhe dy italianët Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane.

Për ti shpëtuar kontrollit të forcave të rendit të arrestuarit kishin ngarkuar në bordin e gomones instrumente peshkimi duke transportuar mjetin lundrues e lëndën narkotike në mes të ditës dhe duke u përfshirë me masën e gjerë të pushuesve që këtë weekend populluan plazhet e Puglias.

Pas kontrollit në gomonen e gjatë rreth 7 metra u gjetën 502 kg marijuanë. Në pranga u vu dhe drejtuesi i pick up Mitsubishi Vicenzo Pulli 40 vjeç.

Në automjetin që ai drejtonte u gjet një pistoletë ruse Tokarev. Gomonia me drogë kishte mbërritur në Puglia nga Shqipëria vetëm pak orë më parë. 32 vjeçari shqiptar, Arsen Xhaferri, i kishte ende rrobat e lagura në trup. Marijuana ishte e konfeksionuar hermetikisht në thasë me simbole të ndryshme. Sipas Financës italiane llogaritet që droga e sekuestruar të kapte vlerën e 600 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *