• |
ide | kryesore

Lëkundet pankina e Mourinhos, në rast lamtumire United ka një favorit…

F1, Sport



Rregulli i parë i Manchester United: asnjë nuk është më i rëndësishëm se klubi. E madje edhe Jose Mourinho duhet ta kishte kuptuar që të konfliktohet me drejtuesit e Djajve të Kuq nuk është kurrë një ide e mirë. Bookmakers në Angli kanë filluar tani të kuatojnë largimin e portugezit: shkarkim apo dorëheqje?

Rregullin e parë të klubit të Old Trafford e mësoi edhe David Beckham, që vite më parë mori një këpucë në fytyrë nga Ferguson. E duhet ta dinë të gjitha ata që shkelin në Teatrin e Ëndërrave, edhe një teknik që karakteri nuk i mungon si Josè Mourinho. Edhe ai, që nga polemikat merr linfën jetike, nuk duhet të kishte shkuar në konflikt të hapur me zv-presidentin Woodward mbi politikën e trasferimeve, sepse tani kjo cështje ka lëkundur një pankinë që në fund të sezonit të kaluar dukej më shumë se e sigurtë.

LAMTUMIRË E PARAKOHSHME? – Por për fajin e kujt po tronditet pankina e Mou? Nga shoqëria që do ta shkarkojë apo nga tekniku vetë që përgatit terrenin për një ikje befasuese? Daily Express sugjeron se polemikat dhe gjuha e trupit e teknikut mund të përfaqësojnë dorëheqjen për mosmarrëveshje me drejtuesit. Edhe bastet japin të sigurtë një raport që duket se u komplikua përfundimisht dhe në harkun e një dite panë të rrëzoheshin kuotat e teknikut portugez, që tani rrezikon shkarkimin. Mjafton të mendosh që iNeës raporton se në momentin e deklaratave pas ndeshjes me Liverpool, 82% të bastvënësve të seksionit “shkarkim” vendosi një lamtumirë të parakohshme mes United e Special One.

PASUESI – Por United nuk mund të jetë i pambrojtur në një rast të tillë dhe flitet se në Old Trafford kanë dikë në mendje, përpara se portugezi ti ketë bërë valixhet gati. Vendin e Mourinhos në Old Trafford mund ta marrë Mauricio Pochettino, trajneri aktual i Tottenham. Vetëm pas tij, vijnë zgjedhjet e Diego Simeones, Allegrit, Low, Blanc, e Deschamps. Në fund të fundit flitet për një nga pankinat më prestigjoze të Botës. Kush mund ti rezistojë thirrjes së United? Ndoshta, vetëm Mourinho, që atë pankinë e ka, por po rrezikon vërtetë ta lërë bosh…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *