• |
ide | kryesore

Los Angeles Galaxy, Ibrahimovic tregolësh dhe festë e çmendur…

Sport



Është 36 vjeç, por Zlatan Ibrahimovic provon vazhdimisht se është i pandalshëm. Katër muaj pas mbërritjes së tij të bujshme te Los Angeles FC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku realizoi edhe një dygolësh shpëtues në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Los Angeles 4-3, Zlatan Ibrahimovic ka qenë sërish vendimtar mbrëmjen e kaluar. Ylli suedez ka shënuar tregolëshin e tij të parë në anën tjetër të Altantikus duke i dhuruar sërish fitoren LA Galaxy 4-3 ndaj Orlando City.

Kundër ish-klubit të Kaka, sulmuesi nordik u bë protagonist në një ndeshje me skenar të çmendur që pa si fituese skuadrën e LA Galax, pasi miqtë kishin udhëhequr 3-2 takimin deri në minutën 67’. Galaxy është mbështetur sërish tek ish-ylli i PSG për të fituar sfidën, ku suedezi regjistroi edhe tregolëshin e tij të parë në Major League Soccer.

Në klasifikim, skuadra e Los Anxhelos kthehet në vendin e shtatë në renditje dhe pozicionohet mirë në garën për play-off. Përveç kësaj, Zlatan Ibrahimoviç nuk do të marrë pjesë në ndeshjen prestigjioze me formacionin e All-Star MLS kundër Juventusit të mërkurën. Suedezi është lënë pushim nga klubi i tij.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *