• |
ide | kryesore

Matheus i hedh benzinë zjarrit: “Largimi i Ozil i bën mirë Gjermanisë”

Sport



Lamtumira e Mesut Ozil nga Gjermania, pas atij Botërori të dobët të Mannschaft, nuk ka mjaftuar për të kompaktësuar ambjentin në futbollin gjerman. Polemikat për cështjen Ozil-Erdogan janë vetëm maja e aisbergut dhe i fundit që e pa ishte Lothar Matthäus, që sulmon mesfushorin e Arsenal nga faqet e Kicker.

Pas humbjes në ndeshjen debutuese kundër Meksikës, Topi i Artë 1990 kishte nënvizuar se lojtari i Arsenal nuk dukej i lumtur që luante për Gjermaninë, ndoshta për shkak të kritikave të marra. Ish-interisti e sulmoi Ozil për performancën në fushë dhe nuk ndërron mendim edhe tani …

“Mesut ishte një lojtar i madh për Kombëtaren në 8 vjet, për një 18 muajt e fundit nuk më ka pëlqyer fare. Nga një prespektivë futbollistike, me largimin e tij, kombëtarja nuk humbet asgjë, madje ka mundësi të përmirësohet në atë zonë të fushës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *