• |
ide | kryesore

“Medi Bici ka kryer deklarim të rremë të pasurisë”, gjyqtari i nënshtrohet procesit të Vettingut

Lajme, Të fundit

Medi Bici, kandidat për në Kolegjin e Lartë Gjyqësor, i është nënshtruar vetting-ut me përparësi dhe paraditen e së hënës doli përballë vetting-ut.


Për pasuritë, ILDKPKI ka sjellë raport ku konstaton se deklarimi nuk është i saktë, ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka kryer deklarim të rremë. Komisioni kreu hetimin e tij të pavarur, prandaj deklarata e Bicit iu nënshtrua një hetimi të thelluar ku u konsistua se ka pasuri vilë 4-katëshe vendosur në truall 430 m2, ndërtuar gjatë 1993-1996, toka e blerë në 1986. Objekti është legalizuar. Vlera e ndërtimit është 6 milionë lekë. Ka autoveturë Craisler 10 mijë euro. Burimi, nga shitja e një automjeti ekzistues dhe të ardhura.


Gjyqtari ka deklaruar se vëllai emigrant e ka ndihmuar për shkollimin e fëmijëve në vlerën e 10 mijë eurove në total. Gjyqtari ka paraqitur një deklaratë ku vëllai thotë se e ka ndihmuar për shkaqe vështirësie financiare. Subjekti ka paraqitur prova për këtë gjë. KPK-ja thotë se nuk rezulton që gjyqtari Medi Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të.

DSIK ka dërguar raport për figurën e Medi Bicit, në të cilin konstatohet përshtatshmëri. Nga hetimi i KPK-së nuk ka dyshime se zoti Medi Bici ka lidhje me persona të dyshimtë, nuk ka denoncime për të dhe nuk ka dyshime korrupsioni.

Medi Bici tha: “Po ju paraqes disa prova të reja për të sqaruar e për të provuar se kur kam blerë tokën isha banor në Shkozë sepse para vitit 1990 nuk mund të blije tokë pa qenë banor i zonës. ILDKPKI përpara se të dilte në përfundime të tilla duhet të shikonte dokumentat e të më thërriste”.

3 Comments

  1. Te gjithe shum te vuajtur jan kta korbat,me rafte pika mua qe kan marre borxhe,e kan vjedhur e kan ber krime te vogla nga “halli”…

  2. sa duheni mer jahu sa duheni, vjerri i fal dhondrit, kunata ja fal burrit motres,komshiu ja fal prokurorit,, pensionisti cunit dajes,lypsat i japin borxh gjyqtarit,. ku je o ver llapa do besh shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu