• |
ide | kryesore

Ministri i Ramës i ankohet vlonjatëve: Nuk po na lini rehat të pushojmë…

Pikante



Me bashkimin që i bëri transportit, energjisë dhe rregullimit të territorit, Edi Rama krijoi një ministri Frankeshtajn që ia ka lënë në dorë Damian Gjiknurit.

Sa më shumë kaos, aq më shumë punë për ministrin dhe sa më shumë punë, aq më shumë vlerë marrin pushimet. Çështja është që superministria ka një superbuxhet, vetëm në një nga projektet e fundit 1 kilometër rruge, Gjiknuri ia llogariti koston 12 milion euro.

Jo më kot “njerëzit e interesuar nuk na lënë rehat të pushojmë” thotë Gjiknuri

Mesazhin që ta lënë rehat, e ndau me vlonjatët në televizionin lokal “6 plus 1” të Vlorës.

“Unë pushimet si gjithmonë i bëj në zonën e bregut, pasi që i vogël e kam pëlqyer shumë bregdetin e Vlorës. Kemi dhe anën tjetër ne politikanët, me atë në thonjëza famën që kemi, në qoftë se do të quhet e tillë, që nuk na lënë dhe rehat të pushojmë.

Se kudo që shkon do takosh një mik, një njeri të interesuar, fatkeqësisht ai tjetri mendon shyqyr që i erdhi rasti dhe nuk pyet për pushimet e tua.

Mërzitesh dhe me njerëzit e familjes që më thonë ke ardhur për punë apo për pushime. Ne kemi nevojë që të kalojmë sa më shumë kohë me familjen, që të rikuperojmë mungesat e vitit”, tha Gjiknuri.

https://youtu.be/aDV9h4PTbIo?t=143



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *