“Një njeri i ri cdo ditë”. Ky është titulli i spotit publicitar që është i destinuar të përflitet. E lehtë kur protagonist është Neymar, e kur bëhet fjalë për argumentin më të nxehtë të verës. Ku braziliani rrotullohet në fushë po vuan vërtetë apo është simulim? Në fund përgjigjen e jep vetë ai, në një monolog në të cilin numri 10 i Paris Saint-Germain përballet me të gjithë kritikat e marra dhe analizon po vetë në mënyrë të sinqertë.
“Taka në kavilje, goditje në shpinë, shkelje këmbe. Mund të mendoni se ndonjëherë e ekzagjeroj dhe është vërtetë kështu. Por e vërteta është se në fushë vuaj. E ju nuk e keni idenë se cfarë përjetoj aty. Kur iki pa fiolur me gazetarët nuk është sepse më pëlqen vetëm të fitoj, por sepse nuk kam mësuar akoma si të mos ju zhgënjej. Kur dukem i pasjellshëm nuk është sepse jam një fëmijë i llastuar, por sepse nuk kam mësuar akoma të luftoj drojet e mia. është akoma një fëmijë brenda meje. Me raste magjpes Botën, herë të tjera i nervozon të gjithë. E unë luftoj për ta mbajtur gjallë këtë fëmijë, por brenda meje, jo në fushë”.
“Mund të mendoni se rrëzohem shpesh, por e vërteta është se bie i këputur. E kjo të dhemb shumë më tepër se një që të shkel mbi kaviljen e operuar. Më është dashur kohë për të pranuar kritikat tuaja. Mu desh kohë për tu parë në pasqyrë e për tu bërë një tjetër njeri. Por ja ku jam me zemër të hapur. Jam rrëzuar, por vetëm ai që rrëzohet mund të ringrihet. Mund të më godisni me gurë ose mund ti mbani gurët larg e të më ndihmoni të ngrihem. Sepse kur ngrihem, i gjithë kombi ngrihet me mua”.
Eu caí. Mas só quem cai, pode se levantar. Você pode continuar jogando pedra. Ou pode jogar essas pedras fora e me ajudar a ficar de pé. Porque quando eu fico de pé, parça, o Brasil inteiro levanta comigo.#umnovohomemtododia
Assista o vídeo na íntegra: https://t.co/GKvLfqOIbB pic.twitter.com/3EFBx68zL8
— Neymar Jr (@neymarjr) July 30, 2018