• |
ide | kryesore

Pas 40 vitesh, çfarë po ndodh me zgjedhjet e para në Zimbabve pa Mugaben

F1, Planet



Miliona njerëz votojnë në zgjedhjet e para të Zimbabve që nga largimi i ish-presidentit të saj Robert Mugabe, zgjedhje që do të përcaktojnë të ardhmen e ish-kolonisë britanike për dekada të tëra.

Linjat e gjata të votuesve u formuan jashtë vendvotimeve anembanë vendit. Pjesmarrja është jashtëzakonisht e lartë.

“Jam shumë optimist këtë mëngjes. Këto zgjedhje janë të lira. Gjërat do të përmirësohen tani,” – tha Tinashe Musuëo, 20 vjeç, ndërsa ai hodhi votën e tij në shkollën fillore Kuuadzana në periferi të Harare, një bastion i opozitës.

Dy kandidatët kryesorë nuk ka si të jenë më ndryshe. Emmerson Mnangagua, presidenti aktual 75-vjeçar, ishte një ndihmës i vjetër Mugabe dhe është kreu i partisë Zanu-PF qeverisëse.

Nelson Chamisa, i cili kryeson partinë kryesore opozitare të vendit, Lëvizja për Ndryshim Demokratik (MDC), është një avokat dhe pastor 40-vjeçar. Eksperienca e vetme e pushtetit për të është si një ministër në një qeveri koalicioni disa vite më parë.

Të dy përfaqësojnë ideologji dhe stilet politike tërësisht të ndryshme.

Pothuajse katër dekadat e sundimit të 94-vjeçarit Mugabe kanë lënë Zimbabven me një ekonomi të shkatërruar, rritje të papunësisë dhe një infrastrukturë të shkatërruar.

Nyari Musabeyana, një parukiere 30-vjeçare në Kuuadzana, tha se ishte ngritur herët për të votuar për ndryshim. “Dëshirojmë që gjërat të jenë në rregull në fshatin tonë. Ne nuk kemi punë, para dhe ekonomi. Është faji i qeverisë së kaluar”. 

Sondazhet nxjerrin Presidentin Mnangagua, një ish-shef spiunësh i njohur si “krokodili” për reputacionin e tij për dinakërinë e pamëshirshme, diçka më përpara opozitarit Chamisa, një orator i shkëlqyer.

Mbështetja për Zanu-PF ka qenë historikisht më e fortë në zonat rurale, veçanërisht në zemrën e saj Mashonaland.

“Historia e vendit tonë është historia e kësaj partie (Zanu-PF). Ata kanë bërë gjithmonë shumë për njerëzit. Nelson Chamisa është një djalë i ri. Ky vend ka nevojë për një person të pjekur,” – tha Daniel Chiëesengëa, një oficer 74-vjeçar në pension i cili votoi në një vendvotim të largët 25 milje nga Harare.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se gjysmën e votave, do të ketë një balotazh për pesë javë, edhe pse analistët mendojnë se ky skenar nuk ka gjasa. Një mundësi tjetër janë negociatat për të formuar një lloj koalicioni qeveritar nëse rezultatet janë shumë afër.

Fushata ka qenë paqësore, ndryshe nga fushatat e mëparshme që kanë qenë të mbushura me kërcënime dhe dhunë sistematike. MDC-ja opozitare ka pohuar në mënyrë të përsëritur se është penguar nga një listë e gabuar zgjedhore, neglizhencë e fletëvotimit, kërcënimi i votuesve, paragjykimet në Komisionin Zgjedhor të Zimbabvës (KZZ) dhe ushqimi i lirë i shpërndarë nga partia në pushtet.

Diplomat në Harare thonë se “fusha e lojës nuk ka qenë e barabartë”.

Ekziston gjithashtu frika, e përhapur mes aktivistëve dhe mbështetësve të opozitës, se qeveria ose ushtria e fuqishme do të refuzojnë të heqin dorë nga pushteti nëse mposhten. “Nëse jemi grabitur, do të shkojmë në rrugë,” – tha Edmore, një mbështetës 52-vjeçar i MDC në Kuëadzana.

Chamisa është shprehur se do të ketë “kaos” në qoftë se partia që drejton, MDC-së do t’i mohohet padrejtësisht fitorja.

“Ky është një moment i madh për Zimbabven. Njerëzit kanë folur. E di që po fitojmë. Unë e di që kemi fituar,” – u tha ai gazetarëve të hënën pasi ai votoi në periferi të Harare. Por ai shtoi se kishte pasur një përpjekje për të “shtypur dhe penguar” votimin në zonat urbane, ku partia e MDC ka mbështetje të fortë.

Pasuesi i Robert Mugabes, Presidenti Mnangagua ka vënë theksin mbi investimet e huaja dhe “unitetin” gjatë fushatës.

Të hënën, ai i bëri thirrje qytetarëve të Zimbabves të jenë paqësorë, duke thënë: “Ne jemi një popull, me një ëndërr dhe një fat. Ne do të fundosemi ose do të notojmë së bashku.”

Sundimtarët e Zimbabve e dinë se një palë zgjedhje të manipuluara do të bllokonin riintegrimin e vendit në bashkësinë ndërkombëtare dhe do t’i mohonte vendit paketën e madhe të shpëtimit që nevojitet për të shmangur shkatërrimin ekonomik.

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë janë akredituar për këto zgjedhje. Mbi 20 kandidatë presidencialë dhe gati 130 parti politike marrin pjesë në këto zgjedhje.

(Robert Mugabe dhe bashkëshortja) 

Për herë të parë që kur Zimbabve fitoi pavarësinë në vitin 1980, pas një lufte brutale guerile kundër një regjimi supremacist të bardhë, Robert Mugabe nuk figuron më në fletën e votimit. Në një ndërhyrje të habitshme të dielën, ai tha se nuk do të votojë për partinë e tij të mëparshme, Zanu-PF, ose presidentin aktual.

Në deklaratën e tij të parë të madhe që kur u rrëzua nëntorin e kaluar, Mugabe u tha gazetarëve në Harare se ai do të votonte për MDC-në opozitare dhe liderin e saj Chamisa. “Nuk mund të votoj për partinë apo ata që janë në pushtet, të cilët më kanë bërë që të jem në këtë gjendje. Unë nuk mund të votoj për ta, unë nuk mundem,” – tha gjithë ngut Mugabe në një konferencë për shtyp në kopshtin e shtëpisë.

(Postera për zgjedhjet të Presidentit 75-vjeçar, Emmerson D. Mnangagwa)  

Një tubim të shtunën supozohej të ishte kulmi i fushatës së partisë Zanu-PF, por ky tubim nuk mund të ketë siguruar strategët e partisë për fitoren në zgjedhje. Edhe me fuqinë e konsiderueshmetë organizative të partisë, stadiumi ishte nuk ishte plot, duartrokitjet ishin të dobëta dhe qindra njerëz po derdheshin nëpër daljet para se fjalimi i presidentit të mbaronte.

Chamisa ka mbajtur gjithsej 83 tubime kryesisht energjike dhe të zhurmshme, duke ndërtuar një moment të fuqishëm.

(Lideri i opozitës, Nelson Chamisa) 

“Ky është një moment kritik në udhëtimin demokratik të Zimbabves”, tha Ellen Johnson Sirleaf, ish-president i Liberisë dhe udhëheqës i një prej misioneve vëzhguese ndërkombëtare.

“Zgjedhjet sot ofrojnë një mundësi për tu larguara nga e kaluar,” – tha ai në një qendër votimi në një shkollë në Harare. “Linjat dhe entuziazmi i votuesve që po shohim këtë mëngjes duhet të përputhen me një numër të saktë dhe zgjedhja e tyre duhet të nderohet”.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *