• |
ide | kryesore

PD ngushëllime për ndarjen nga jeta të Hajdaragës: Humbëm një kundërshtar të denjë politik

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

‘Hajdaraga ishte një kontribuues i jetës politike pluraliste në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e një të majte shqiptare, që mbështeste alternativën euroatlantiste’, thuhet në mesazhin e PD.

Sipas mesazhit të saj, Partia Demokratike humbi një kundërshtar të denjë politik, ndërsa Partia Socialiste një nga idhtarët e europianizimit të saj.

Mesazh i PD për vdekjen e Luan Hajdaragës: 

Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës, protagonist i zhvillimeve të së majtës shqiptare gjatë 28 viteve të fundit.

Hajdaraga ishte një kontribuues i jetës politike pluraliste në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e një të majte shqiptare, që mbështeste alternativën euroatlantiste.

Si nënkryetar i PS dhe më pas si Ministër i Mbrojtjes apo zëvendësministër i jashtëm, Profesori i njohur i psikologjisë dha kontribut në normalizimin e jetës politike në vend, në zbatimin e një diplomacie pa ndikime partiake dhe mori pjesë aktive në aksionin mbarëkombëtar për zgjidhjen e krizës së të shpërngulurve shqiptarë të Kosovës.

Me ndarjen e tij nga jeta, familja humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, Partia Socialiste njërin nga ithtarët e evropianizimit të saj, kurse Partia Demokratike një kundërshtar të denjë politik.



2 Comments

  1. Keta ke pd jane dhe te paftyre saliu dhe te tjere aty nuk kane lene gje pa thene per hajdaragen,vete deklarata tregon reflektim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *