• |
ide | kryesore

Prangoset 35-vjeçarit nga Lushnja, tentoi të vrasë me thikë 3 persona

Lajme, Të fundit
Komisariati-i-Lushnjes.jpg



Një 35-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prang, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje, e mbetur në tentativë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Elion Shehu kërkohej pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *