• |
ide | kryesore

Rrëfehet në polici Vilson Brahaj, 5 mijë euro për tritolin në Kamëz

Lajme, Të fundit



Menjëherë pas arrestimit, i tri Vilson Brahaj ka pranuar që është ai autori i vendosjes së tritolin në banesën e Gazmir Dacit.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai ka pranuar autorësinë, pasi sipas tij i ishte ofruar një shumë parash. Sipas Neës 24 ai mësohet të ketë thënë se është i papunë dhe i nevojiteshin lekët.

“Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para prandaj e bëra”, kanë qenë këto fjalët e të riut që u arrestua sot nga policia.

Ndërsa më tej ai ka treguar se ku e ka blerë lëndën plasëse që më pas e vendosi në banës e Dacit: Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë.

Xhelal Daci i zoti i shtëpisë ku është vendosur tritoli akuzoi për atentatin një person të quajtur Saimir Kolaveri për hakmarrje.

Shtëpia ku u vu tritoli është e Gazmir Dacit, që disa vitë më parë vrau një prej vëllezërve Kolaveri dhe plagosi një tjetër. Ndaj Gazmir Dacit dhe familjes së tij janë bërë disa atentate me tritol dhe një tentativë vrasjeje me snajper nga jashtë burgut ku ai vuan dënimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *