• |
ide | kryesore

Shkarkohet gjyqtari Shkëlzen Selimi, u përgjua duke folur me kriminelin

Lajme, Të fundit

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,

Në seancën e mbajtur sot KPK deklaroi se Selimi nuk i përmbush kriteret e vlerësimit, prandaj do të shkarkohet nga detyra që ai mban. Pak ditë më parë, Top Channel publikoi një përgjim të tij me një person të dyshuar për trafik droge. Selimi akuzoi Komisionin e Vetingut se kishte nxjerrë këtë informacion dhe braktisi seancën dëgjimore.

Kandidatura e tij është kontestuar mjaft fort nga maxhoranca e djathtë në atë kohë, e cila e ankimoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në shtator të vitit 2011 Kuvendi e miratoi emërimin e Shkëlzen Selimit në Gjykatën e Lartë.

Ai u bë një nga magjistratët e parë që arriti në Gjykatën e Lartë si gjyqtar karriere. Shkëlzen Selimi ka shqyrtuar një sërë çështjesh, edhe si gjyqtar rrethi, por edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Kujtojmë këtu se ai ka dënuar ish-kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, për heqjen e tabelave me mbishkrimet shqip në këtë bashki.

Ai u dënua me gjashtë muaj burgim dhe 3800 euro gjobë për këtë shkelje. Po kështu, gjyqtari Selimi ka mbajtur edhe një peshë të madhe të çështjeve penale që adresohen në Gjykatën e Lartë. Ai ka gjykuar “të fortët”, si Bandën e Lushnjës, Bandën e Cërrikut, “të fortin e Shijakut, Ilir Xhakjen, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Selimi ka pasur edhe Dritan Dajtin, të akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës, ka dhënë vendim për burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, si edhe ka gjykuar edhe Bandën e Durrësit. Gjyqtari Selimi ka gjykuar edhe çështje korrupsioni gjyqtarësh, siç është rasti i Majlinda Andreas, por edhe çështje sensitive si “21 Janari” dhe “Gërdeci”.

Përsa i përket pasurisë, Gjyqtari Selimi ka deklaruar se është pronar i një pike karburanti në ½ e pjesës takuese. Pjesën tjetër e ka bashkëshortja e tij. Kjo pikë karburanti është blerë nga një bankë e nivelit të dytë me një vlerë prej 125 mijë eurosh. Ai ka deklaruar edhe një kredi në vlerën 6 milionë lekë si edhe një automjet “Citroen” të blerë për 450 mijë lekë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu