• |
ide | kryesore

Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë?

2, Ide



Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në interesa të ngushta politike dhe lidhje oportuniste me pushtetin e radhës.  Me disa përjashtime të çmuara, pjesa më e madhe e atyre që mëtojnë të jenë elita iluministe e vendit, ka heshtur. Nuk kanë folur akademikë, mbrojtës të trashëgimisë kulturore, profesorë, filozofë apo artistë me renome edhe ndërkombëtare. Mes tyre, një zë që do të kishte vlerë të dëgjohej në mënyrë të veçantë, do të ishte ai i shkrimtarit tonë më të shquar, që jeton në Paris. Ismail Kadare, do duhej të fliste. Pro ose kundër shëmbjes së kësaj godine. Tirana dhe ajo çka ka mbijetuar nga memoria e saj, janë në konstrukt të shumë prej veprave të tij.

Fama dhe mosha janë të mjaftueshme që shkrimtari të ndihet mospërfillës ndaj çdo paragjykimi për të thënë të vërtetën e tij. Tirana, ashtu si Gjirokastra apo Parisi, është gjithashtu qyteti i tij. Për të ka shkruar, në rrugët e tij ka ecur, në kafenetë e tij ka qëndruar për orë të tëra, brenda tij ka përjetuar rritjen, famën, ankthin, dramat, romancat, lindjen e fëmijëve, flirtet, xhelozitë, frikën nga një pushtet që mund ta godiste në çdo kohë. E ndoshta të gjitha këto ndjenja njëherësh mund t’i ketë provuar edhe tek një kafene e vetme, ajo e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, pikërisht tek godina që sot duan t’i vënë kazmën.

Megjithatë, Ismail Kadare ende nuk ka folur. Qyteti i vizatuar me detaje në shumë vepra të tij, po vdes çdo ditë. Lexuesi i sotëm nuk mund ta gjejë dot më Tiranën kadareane. Një nga një ranë të gjitha “skenat” ku gjallonin personazhet e tij. Nuk është më lulishtja e poshtme pas Skënderbeut, ku dikur bëheshin foto nën bredhat madhështorë. U zhdukën me radhë kinematë, ku adoleshntët prisnin fikjen e dritave për të prekur duart nën ethet e dashurisë së parë. Nuk janë as kinema Republika, as 17 Nëntori, aq pranë ish shtëpisë së shkrimtarit. U përçudnuan rrugët, u fshinë ndërtimet e vogla dhe, kullat e betonit kanë murosur brenda tyre rrëfimet bashkë me personazhet që dikur i jepnin shpirt edhe një qyteti të varfër por që kishte botën e tij.

Nuk janë më sheshet përpara pallateve ku luhej me top, lulishtet e vogla ku putheshin në errësirë të dashuruarit, kopshtet, shkollat, parqet e lodrave, shtëpitë e rinisë, rrugicat e ngushta… të gjitha ato vende ku duhet të gjendeshin rrënjët e së shkuarës sonë.  Edhe stadiumi, ku përjetoje dy orë pasion në një vend të zymtuar, nuk është më. Eshtë një vend i shkretë, pa të shkuar, siç thoshte një shekull më parë Montanelli.

Pas fare pak kohe, këtij qyteti do t’i zhduket përmasa e Tiranës me të cilën na ka mbrujtur Kadareja.

Njerëzit nuk mund të kenë plotshmërinë e një qënie njerëzore në një vend të tillë. Ata rriten pa e ushqyer shpirtin e tyre, bëhen agresivë, materialistë, oportunistë, duan të jetojnë sot për sot, nuk kanë një rrëfim për fëmijët e tyre, janë me rrënjë të shkulura dhe pandërprerë zhvendosen me shpresën për të hedhur rrënjë diku tjetër. Atyre nuk u flasin as shkrimtarët e tyre, ata që të paktën në letër e kanë të ruajtur një pjesë të memories tonë të vrarë.

Mjafton të lexosh “Stambollin”, apo “Muzeun e pafajësisë” të Pamukut (pa përmendur shkrimtarë të tjerë e vende të tjera) dhe të vizitosh atë qytet sot për të kuptuar sa e fortë është lidhja që vendi, godinat, parqet, rrugicat, krijojnë me njerëzit. Se si kjo lidhje i bën ata nostalgjikë, të ndjeshëm, krenarë, njerëzorë.

Në Tiranë vështirë të gjesh imazhe për të rindërtuar librat e Kadaresë. Sot ato janë dëshmi të një qyteti që nuk e njeh më askush. Si mund të  jetë ndjenja e një shkrimtari kur lënda e veprës i vdes në të gjallë të tij?

Godina e Teatrit nuk është një vend i huaj për Ismail Kadarenë. Ajo gjendet shpesh në librat dhe kujtimet e tij. Aty nuk janë luajtur vetëm pjesë teatri, aty është luajtur edhe fati njerëzor i qindra njerëzve. Mbi të do të ngrihet një “teatër modern”. I cili mund të mahnisë ata që lidhje kanë vetëm me materien të shprehur në formën e saj më të lartë, paranë. Ose ata që brohorasin për çdo vendim të partisë në këmbim të një projekti, pensioni, donacioni apo thjesht vetëm për t’i rënë në sy udhëheqësve të rinj. Por a është aq madhështor ky projekt sa mund të lërë pa prekur ndjeshmërinë e shkrimtarit?

Dikush mund të mendojë se ai është lodhur me banalitetet e kësaj ane. Ismail Kadare në fakt, nuk ka qenë rasti i shkrimtarit të izoluar nga bota dhe vendi i tij. Ai ka folur në momente delikate për fatin e shqiptarëve në tri dekadat e fundit. Nuk ka ngurruar ta lëshojë fjalën edhe për tema të nxehta politike si zgjedhjet e vitit ’96 apo përplasjen Rama- Basha në 2011. Dhe parreshtur ka gjetur vullnetin të replikojë me çdokënd që ka hedhur dyshime për rolin e tij gjatë diktaturës komuniste. Fati i godinës së teatrit prek historinë e tij dhe historinë tonë të përbashkët, pra përbën një çështje ku mbi të gjitha do të vlente fjala e shkrimtarit.

Eshtë debatuar shumë për rolin e tij si shkrimtar gjatë komunizmit. Askush nuk ka të drejtë sot t’i thotë atij se përse nuk bëri heroin dhe të dilte hapur kundër regjimit. Ai zgjodhi të shkruante. Dhe mirë bëri, një Kadare i gjallë ishte një shpresë më shumë në një vend të shkretuar. Por nëse heshtja e tij ishte e kuptueshme përballë marrëzisë së diktaturës, a duhet të flasë tani përballë marrëzisë së kllounëve? Nëse atëherë rrezikonte gjithçka për të shpëtuar asgjë, po sot që nuk riskon kurrgjë për të shpëtuar shumëçka?

©Lapsi.al



38 Comments

  1. Shkrim terheqes. A.Shkullaku ka gjetur formen dhe joshjen e duhur per te marre nje mendim te zeshem si ai i Kadarese. Le te shpresojme dy fjale nga I.K. per Tiranen e dikurshme.

    1. Tirana po dryshon por fatkeqesisht ne horzont spo duket ndonje Kadare nga sera Juaj qe te perjetsoje keto ndryshime.

  2. kam bindjen se KADARE asht nje shkrimtar i madh .. shume i madh por jo nje karakter i madh.Druaj se burrnine e ka me pakice…..

  3. Verejtje me vend qe mund ti kishe meshuar dhe me shume. Problemet ne shqiperi kane nje dinamike negative si bilanc po me negativja eshte rekrutimi dhe nenshtrimi i elitave. Eshte i pajustifikueshem indiferenca e Kadarese ku cdo njeri ka te drejte te spekulloje; le , cfar te spekulloj, mjafton te shohesh fotografi te shpifura duke mbajtur ne dore albume deputetsh; lexon, kupton, interpreton, kontraten e heshtjes; indiferentizmit ne mos, te kapitullimit te pengmarrjes, apo rekrutimin. Ky eshte modeli i elites qe gjithmone e don me hosten ke bytha qe te leroj aren…

  4. Shkullo, ia paske ngrit sherbimin gati si Moza Ibraimi Ela Tases. C e do qe i madhi Kadare ka preferuar gjithnje te mos u prishe pune te pushtetshmeve ne zullumet e tyre. Eshte vone per te ndryshuar ne pleqeri

  5. O Armand, kot kerkon te vesh ne seder Kadarene. Kadareja nuk eshte ai stof intelektuali qe nuk ben kompromisin e heshtejes per perfitime. Mos harro qe Besianen ja emeroi Ambasadore ne UNESCO pikerisht ky mbjellesi i kullave qe kemi per kryeminister.

  6. Pse e ngaterron Kadarene,..Shkullsk je shume I Vogel per ti permendur emrin,to je per ne koperative bujqesore.Pse I jep vehtes kot.

  7. Kushedi se sa do te merzitej Skenderbeu per Tiranen apo per Lezhen apo per Shkallakun.Shqiperia e Skenderbeut eshte shitur e gjitha biles edhe Karl Topia eshte merzitur per kete bilardo hajdutesh.Pse e ngaterron Kadarene ,te vjen keq per Teatrin qe te huajt e ndertuan apo ke hallin tend qe je i panjohur.Edhe tani te huajt do ta prishin dhe rindertojne edhe sikur Qemal Stafa te ngrihet nga varri per stadiumin .

  8. Pyetja e fundit e zotit Shkullaku se çfare riskon shkrimtari Kadare, merr pergjigjen tek funksioni i vajzes se Kadares, ambasadore ne OKB… Mbas blerjes se Ndrenikes, faktqesisht kuptojme se ne kushtet e skamjes dhe te varferise ekstreme, shumicat e shqiptareve e kane nje çmim qe i ben ata ta pertypin turpin me buke! Kete e ka kuptuar shume mire edhe kryerilindasi Rama. Fatmiresisht per ne kane ngelur edhe disa zera racionale, si Lubonja, Plasari apo Dash Shehi, qe nuk konformohen kurrsesi me kete palaçolleko-maskarallek te rilindjes…

  9. Mor mandi vogel nuk flet se nuk eshte I perfshire ke palet si ti dukshem te saliu I dyte dhe ke basha sot,pa harruar dhe salivaret lart e posht,mandi lulishtja te skenderbeu ka kohe qe ka mbaruar dhe dynjaja po ben selfije dhe e fundit per nostalgji ti lubonja flisni shume per nje nostalgji qe dynjaja duan ta harrojne sa me pare por nuk te lejoni ju se keni hallin tuaj ceshtje gjelle.

  10. Mendoni ku ka arritur berishizmi?! Mendoni ,qe nje djale fshatari nga Stropska e Pogradecit, qe s’e ka idene se si ka qene Tirona jone dhe e Ismailit! Si ka mundesi qe nje fshatar me pamje dhe tru fshatari, qe nuk ka lindur ne Tirone na tregon Tironen tone! Kaq medioker ka gjetur Saliu sa i sherbejne si sherbetore! Ari-mando shkruaj per c’do gje por mos na u mundo te na tregosh qytetin tone te lindjes dhe ku u rritem! Trego per stropsken tende! Bajge!

  11. …..ideja nuk eshte e keqe, por pse shkon aq larg deri te Kadareja???..ketu nuk po reagon shoqata “tirona”, qe po i bien monumenter e godinat njera pas tjetres, jo me te reagoje kadareja…pastaj, kur nuk i plaa tironsve per qytetin e tyre, te tjereve nuk i plas fare….jane msu tironsit.me. sehir…te rrine, te.rrine…kur ti futen edhe ne shpi dhe tu marrin edhe banjon ne fund te oborrit

  12. Mire shume e ke Z Shkullaku por Kadareja dhe te tjere kadarenj cfare tu bejne Besjanave ky eshte gjithe thelbi dhe nuk do shume mendje

  13. Kam jetuar ne Tirane por kurre nuk e kam njohur Tiranen e Kadares, per te cilen flet autori i artikullit. Qe nje krijese fiktive. Kam njohur Tiranen e xhirave ne mes te te cilave pergjonin spiunet, Tiranen me tingujt e shisheve te qumeshtit, banoret e te ciles ngriheshin ne mesnate per te patur me se te shtyjne edhe nje dite, Tiranen e arrestimeve ne mesnate, Tiranen e internimeve… Tianen e duqaneve bosh, Tiranen e kinemeve me filma idiote me personazh negative e pozitive, se si ishim populli me i lumtur ne bote, me gjithe te mirat qe kishim…

  14. Kur ishim ne Tirane jeta vlonte! Kur vinte pranvera dhe shetitorja mbushej me njerez te kenaqej shpirti! Sepse ishte dhe eshte Tirana!Dashuria ishte atje mes njerezve te Tiranes! Kishte edhe varferi kuptohet! Por jeta duhet gezuar gjithmone! Dhe nuk mund te jesh i lumtur duke kujtuar Tiranen e dyqneve bosh!

    1. “…Dhe nuk mund te jesh i lumtur duke kujtuar Tiranen e dyqneve bosh…” Per shkak te kesaj kujtese te shkurter aty vijne te gjithe kaqolet ne pushtet, si ia do qejfi. Mik, pse nuk do ta kujtosh ti, kjo nuk do te thote se ajo nuk ka ekzistuar. Nuk besoj se je ai publiçisti, sepse do te isha shume i zhgenjyer per kete nivel qytetar.

  15. Shkullaku eshte varianti fshatar,e ndan Tiranen me Kadarene dhe teatrin,aq di fshatari qe do te behet “i njohur” duke perdorur emra kollosesh,.Nuk e kupton qe je nje vemje qe jeton me servilizma dhe paaftesi,mos ke bere gje edhe ti shkollen e plepave?

  16. Po lexoja per Mitro Celen! Nje histori shqiptaresh qe vazhdojne me forma komunistesh! Lexoni cfare mendoj po nuk u merzitet!Me kujtohet Mitro Cela kur nderhynte neper komitete egzekutive per t’u gjetur pune shokeve te miqve te tij! Dhe Mitro eshte njeri me shpirt te mire por me nje pakice mediokriteti sic jane ekonomistet qe behen gazetare ,jo per ekonomine! E Mitrua nje dite na u be humorist sic eshte apo e beri gruaja dhe PD ist qe e beri Saliu! Te them te verteten nuk kam shume respekt per njerezit qe zbuloi saliu dhe i beri deputete! Njelloj sic Mamaqi e beri gazetar ashtu dhe Saliu e beri deputet! Komunistet takohen gjithmone! Por edhe i ndjeri Sokol e beri i gjyshi ashtu si Andin dhe e perpunoi saliu! Historia perseritet!

  17. Eshte e vertete ajo qe thote shkullaku per Kadarene, edhe te tjere e kane thene pak a shume. Mandoj se me heshtjen e tije, Jo vetem per teatrin, por edhe per shume skandale te petditeshme te hale qeverise qe po shkaterron ç do dite e me shume vendin dhe shoqerine shqiptare. Por siç duket edhe kadareja ka nostalgji per diktaturen, po te kemi parasysh qendrimet e tija kur nuk i aprovonte disa vepeime te qeverise Berisha, ai fliste dhe fort bile……asgje…..
    .Ne ket vend gjallojne vetem funderrinat shqiptare te korripsionit e te droges. Siç duket kjo gje i shkon mire Kadarese, keshtu hedh poshte gjithe shqiptarizimin e tij qe na tregonte ne separat e the.
    .

  18. Me këtë shkrim Shkullaku në fakt, ka evidentuar një të vërtetë tepër shqetësuese për realitetin shqiptar.
    U përqëndrua debati për prishjen apo mos prishjen e godinës historike të Teatrit kombëtar, kryesisht duke sjellë në media mendimin e aktorëve “të shquar”
    Por a mund të konsiderohen aktorët qofshin edhe shumë të talentuar si ajka e inteligjencës së një kombi ?
    E kam fjalën këtu në përgjithësi, se ka edhe aktorë me horizont të gjërë të nivelit intelektual e me interesa që e kalojnë skenën ku kanë për detyre të recitojnë autorët e teksteve.
    Ju është rënë më duket kot në qafë aktorëve që të japin mendime per vlerat muzeale e historike të Teatrit kombëtar. Të mos harojmë se edhe në historinë e teatrit shqiptar të kohës së diktaturës komuniste, edhe aktorët më të talentuar e vunë talentin e tyre në shërbim të propogandave enveriste.
    Pat “shkëlqyer”me talentin e tij Bert Ndrenika, veç roleve të tjera, edhe në rolin e Qazim Mulletit në komedinë “Prefekti”. Por a ishte vërtetë Qazim Mulleti një “tironas i trashë e injorant” ashtu siç është trajtuar në ate komedi ?
    Nga dokumentat e dëshmitë e bashkëkohësve, rezulton se ai injoranti tironas që fliste vetëm me dialektin e trashë , njihte e fliste rrjedhshëm disa gjuhë të huaja e ishte dipllomuar në shkollat më prestigjioze të Europës.
    Ka të dhëna që ky personazh i gogolizuar nga propoganda enveriste, ishte ku e ku më shumë patriot se Enver Hoxha. Por Qazimi nuk ishte një “aktor” i talentuar si Enveri, po ishte një intelektual e patriot shqiptar.
    Për të shkuar mandej tek raporti i talentit aktorial midis Robert Ndrenikës e Erion Veliajt.
    Kjo histori dëshmoi se Uriah Hip- Veliaj, na doli një aktor ku e ku më superior se Berti.
    Kjo është jo komedia por tragji-komedia shqiptare.
    Një shitës fiqsh e një batakçi ordiner si Veliaj, arriti ta luaj kaq mirë rolin e tij të Uriah Hipit, sa e futi në thes edhe aktorin e njohur të talentuar Robert Ndrenika.
    Po Erioni ndryshe nga Berti, talentin më të madh e ka për të mashtruar. Kaq mjeshtër i madh e i talentuar është Veliaj në “profesionin” e mashtruesit, saqë Berti filloi të recitojë tekstet e tij, pa e vrarë mendjen se çfarë kishte thënë më parë. Ashtu siç i pati ndodhur edhe me lojën e bukur aktoriale mashtruese për të karrikaturizuar dikur Qazim Mulletin.
    Mos ju vini faj pra aktorëve të talentuar që shquhen në recitimin e teksteve të të tjerëve.
    Atyre mjafton t’ju thuash se do të ndërtojmë një “skenë” moderne me të gjitha komoditetet, mjafton të na shërbesh ne, as që e vrasin mendjen më tutje për probleme sociale e me çfarë mut parashë të pista do të ndërtohet ajo skenë.
    Gjatë këtij debati për teatrin, jo më nga aktorët, por edhe nga regjizorët dëgjëva njëfarë pedagogu e regjizori të thoshte, se nuk më intereson fare se me çfarë parashë do të ndërtohet një teatër i ri e se kujt i intereson që me këtë rast të vjedhë pronën publike. Mjafton të bëhet një teatër i ri.
    Morali i tij ishte, në djall të vejnë im atë, gjyshërit e stërgjyshërit e mij, mjafton që unë të jem i pasur . e të kem mundësinë të fitoj para nga paratë e pista me të cilat do të ndërtohet teatri që është zanati im.
    U zgjata me këto që kam shkruar për të dalë pikërisht tek fjala “intelektual”
    Ka një farë ngatërimi në koncepin e zanatçiut me intelektualin.
    Kur një figurë e tillë e shquar jo vetëm thjeshtë si “zanatçi” shkrimtar, por edhe me formim të plotë intelektuali si Kadareja, hesht për shkatërimin e vlerave kulturore kombëtare, është e kotë të flasësh më tej për aneminë e plotë të zanatçijve pseudo intelektuale, interesat e të cilëve nuk dalin dot më larg se dera e shtëpisë.
    Ajo që të bie në sy në mediat shqiptare, është dominimi i plotë nga opinionistë e publicistë “të majtë”
    A thua vertetë në Shqipëri nuk ka intelektuale me bindje të djathta, apo media në tërërsi na qenka një zanat propogandistik i së majtës.

  19. Ti I paemer mendoj te shkosh te fevziu dhe si “intelektual”I djathte ne nje tv te djathte kapni audjencen dhe na ndriconi.te djathtet ne shqiperi i masakroje vetem nje njeri ai saliu me porosi te ramizit.kadare nuk mund te bi aq poshte sa te futet ne debatin e nje niveli shume te larte qe kane hapur mandi,bushati,lubonja etjetj.

  20. Sa “Lexues dhe Vleresues” i madh na doli ky Shkullaku ne nje kohe qe Partia qe militon dhe mbron ky gazetaruc, ana(lesh)list etj., (sidomos kur e shikoje ne cadren e ngritur ne protestat e vjetshme krah per krah kryetarit te ri dhe qe Kryetari i saj “gabimisht” i shiti interesat e partise vetem per interesin dhe garancine personale te mos hetimit dhe tani ky gazetaruc vazhdon e cirret perseri!?). Na flet per Shkrimtarin kur kjo PD e tij Jo Kadarene por SHPERFYTYROJ Gjithe Shqiperine me dete, lumenj, liqene, male, pyje, fusha dhe ne fund qytetet me pa Urbanistike!? Ky eshte REALITETI or Gazetaruc Shkul-laku!? Dilni dhe Ndergjegjesohuni dhe MJAFT PD, PS LSI dhe parti “USHTARAKE” Bashkepunimi per Vjedhje ne KOLEKTIVE dhe cironkat kuptohet ketyre te “vogla-ve” per tu kenaqur!? Nqs e heq veten Analist behu i tille jo per nje por per ANALIZE Situate te Shqiperise nga e cila dhe ju JENI FAJTORE!

  21. Kadare nuk flet per arsyen e vetme se vajza e tij vazhdon qe mbaje postin e ambasadorit ne OKB pa asnje merite ap eo vlere.

  22. I paemer qe punon tek lapsi.al.zamet e ke hajde hidhi nje kove me uje haleve publike tek teatri.Nqs je i pa pune tek lapsi shko tek Blushi se te fut edhe ne politike dhe mbron edhe teatrin.Fevzo mund te nderhyje tek fshataret e Tiranes(mqs i ka mik nga Esat Toptani) qe shkallaku te quhet TIRONS.

  23. Puna është o injoranti pjellë e Lorenc Vangjel “Oliver”, se këtu ku jetoj prej gati tre dekadash, nuk ja kam nevojën jo më Fevziut apo Blushit, por as “Saliut” e Edvinit.
    Këtu ku jam vlerësoj e votoj njëlloj si për politikanë të majtë, edhe të djathtë, ndonëse me bindje si një ish i persekutuar nga diktatura enveriste, jam i djathtë.
    Përse ?
    Sepse këtu ku jam janë ndëshkuar njëlloj edhe diktatorët nazistë edhe ata komunistë e në politikë është krejtësisht normale që të ketë forca politike kundërshtare të majta e të djathta përndryshe nuk do të kishte demokraci pluraliste.
    Por në Shqipëri ndryshon puna.
    Nuk është e rastit që kjo qeveri e ardhur me premtime mashtruese se do të luftojë krimin e korrupsionin, është bërë sot vetë kampione europiane e krimit të drogës e korrupsionit.
    Përse ?
    Sepse si kryeministër ka një bir të nomeklaturës enveriste, kryetar parlamenti një ish ministër të sigurimit, ministër të mbrendshëm një ish hetues të sigurimit e ministër të jashtëm birin e një funksionari të lartë të PPSH.
    Asnjeri nga këta nuk ka kërkuar sëpaku ndjesë publikisht për krimet e tyre apo të etërve në diktaturën enveriste.
    Kriminelët e pandëshkuar nëse rivijnë në pushtet, do të “rilindin” veç krimin e jo progresin demokratik.

  24. Urime per shkrimin. Jeni nje vezhgues shume i mprehte. Por ama ju mungon nje verejtje apo perfundim i logjikshem i ketij shkrimi: ne qofte se Kadareja do te na kishte mesuar dashurine per kete qytet, atehere do e kishim mbrojtur me mish nder dhembe. Fatkeqesia jone eshte se ai nuk ka pasur mundesine te na mesoje as ta duam kete qytet as njeri tjetrin, sikunder do te bente nje shkrimtar i madh. I keni hapur shume pune establishmentit intelektual dhe kulturor me kete shkrim, z. Shkullaku. Nuk do te dine si te mbrohen. Urime per pikasjen e te vertetes ne kete rast

  25. Ti qenke I persekutuar nga ligjet e saliut monster,ti duhet te kesh ber burg per vjedhje dhe na dole I persekutuar,jeton atje ku je kjo nuk te ben me pak idiot.na cate trapin ju shtresat e veteraneve te luftes dhe tani te persekutuar shtresat me shkerdhate e shoqerise Shqipetare

  26. Edhe Llalla ishte merzitur ne arrati per teatrin dhe ka bere be e rrufe se do te kthehet dhe do te marre pronat e vjedhura dhe do te ndaloje shembjen e teatrit te Shkullukut.

  27. Na myti injoranca e saliut! Te vjen te qeshesh kur disa komentues e quajne shkrimin e fshatarit shkullaku te mire! Shkullaku kur ishte Kadareja ne kulmin e vet ishte ne fshat. Ishte akoma i vogel!D! Te gjithe ne Shqiperi jane te majte!Me saliun komunist ne krye!

  28. Nese i bejme nje rifreskim te shkurter memories, Kadare ishte gati t’i perulej ne gjunje Vlahutinit, sepse dikush e kishte ofenduar me te drejte! Kjo tregon se Kadare edhe pse jashte vendit, eshte ne brendesi te aktualitetit ne Shqiperi. Fakti qe nuk reagon per teatrin, ndoshta i jep te drejte Lubonjes qe e ka cilesuar Kadarene si nje « mik » i te gjitha sistemeve…

  29. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  30. Mandi mos fol per tiranen e atyre viteve se ti as ne tv nuk e pare,me ne fund erdhe ne Tirane dhe e mban mend shume mire qytetin qe ndertoi salivari qe ti sot kujdesesh mos ta kritikosh ai qe ktheu qytetin ne shurrtore gjigante keto jane pak nga Tirana e kohes se mandit.

  31. Skullak,
    je aq idiot sa mendon se mund te manipulosh Kadarene dhe t’a futesh ne lojen e shemtuar te Teatrit Kombtar me sofizmat e tua.
    Ti mendon se mund te ndersesh kedo ashtu si ndersen nje tufe debilash te lehin mbas shkrimeve tua qe vijne era Vicidol qe ne germat e para, qe po ti shtosh edhe portretin tend behesh me dhimbje koke.
    Shkullak! Rri me ari-n, Stalini-n, etj., mos shko me lart!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *