• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Gjysma e britanikëve kërkojnë referendum të ri për BREXIT

Planet
American-Brexit-300x172.jpg



Gjysma e britanikëve mbështesin një referendum të ri për të zgjedhur midis largimit me një marrëveshje që qeveria mund të arrijë me Bashkimin Europian, apo qëndrim në BE.

Sondazhi u publikua nga Sky News të hënën.

Sipas këtij sondazhi, 78 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it.

Sipas një ankete të kompanisë “Sky Data” të zhvilluar me 1.466 persona më 20-23 korrik, shumica e popullatës janë shprehur pro shkuarjes në referendum për marrëveshjen e Brexit-it të cilën qeveria do t’ia ofrojë BE-së.

Rezultatet tregojnë se 50 për qind e qytetarëve kanë kërkuar një referendum i cili do t’i përfshinte alternativat për “marrëveshjen e parashtruar nga qeveria”, “largim pa marrëveshje” dhe “ngelje BE“. Ndërkaq, 40 për qind janë shprehur kundër kërkesës për referendum.

Ndërsa 78 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it, 74 për qind e kanë konsideruar si të pakënaqshme udheheqjen e kryeministres Theresa May.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *