• |
ide | kryesore

Sot shpallet fati i Shkëlzen Selimit, gjyqtarit të Gjykatës së Lartë që ‘sulmoi’ Top Channel

Lajme, Të fundit



Komisioni  pavarur i Kualifikimit do të shpallë sot në orën 09:30 vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi. Në seancën dëgjimore të 27 korrikut u mësua raporti i DSIK sipas të cilit, subjekti ka pasakatësi për kontrollin e figures pasi nuk ka deklaruar kontaktet e papërshtatshme që janë identifikuar.

Raporti citon se ka raporte konfidenciale se ka dyshime se është i përfshirë me krimin e organizuar. 30 minuta më pas do të jetë radha e një tjetër gjyqtari të Gjykatës së Lartë.

Në orën 10:00 d të jetë seanca dëgjimore për Medi Bicin. Në orën 12:00 zhvillohet seanca dëgjimore me Gentjan Medjan, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë.

Në orën 14:30 seanca dëgjimore me Besnik Muçin, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda. Në orën 16:00 është seanca dëgjimore me Brunilda Kadin, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë sot KPK shpalli vendimi për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai. Vendimi ishte shkarkimi nga detyra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *