• |
ide | kryesore

Tërmet në Indonezi, 14 të vdekur dhe mbi 160 të lënduar

Planet



14 persona kanë vdekur dhe mbi 160 të tjerë janë lënduar, pasi një tërmet i fuqishëm goditi një ishull turistik në Indonezi.

Mijëra shtëpi po ashtu janë dëmtuar pasi tërmeti prej 6.4 shkallësh të Rihterit goditi ishullin Lombok.

Një shtetas i Malajzisë është në mesin e viktimave, ka thënë Ministria e Jashtme e Malajzisë.

Tërmeti i fuqishëm është pasuar nga disa tërmete më të vegjël.

Ishulli Lombok për çdo vit vizitohet nga turistë të shumtë nga e mbarë bota dhe gjendet rreth 40 kilometra në lindje të ishullit Bali.

Indonezia, që është arqipelagu më i madh në botë, shpesh goditet nga tërmetet, pasi gjendet në të ashtuquajturën “Unazë të Zjarrit”, një hark vullkanesh që gjenden në Rripin e Paqësorit.

Në dhjetorin e vitit 2004, një tërmet i fuqishëm nënujor, kishte goditur brigjet e Sumatrës, në perëndim të Indonezisë, që shkaktoi në cunami të madh, ku u vranë mbi 220 mijë njerës në dhjetra shtete në Oqeanin Indian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *