• |
ide | kryesore

Veliaj sulmon haptazi Metën: Politika e mbrapshtë sabotoi projektin e Teatrit për 40 ditë

Lajme, Të fundit
veliaj-meta-1024x541.jpg



Erion Veliaj nuk e ka pritur bllokimin e ligjit për Teatrin nga presidenti Ilir Meta. Ndaj vetë Veliaj ka filluar një ‘fushatë’ ku në çdo dalje të tij, lajtmotiv është, sipas tij, pengesa që po i bëhet Teatrit të Ri. Ashtu si në disa dalje të fundit, Veliaj ditën e djeshme ishte i pranishëm në një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it në kampingun e Jalës. Duke u ndalur tek çështja e Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku tha se pavarësisht vonesës së vogël, puna për ndërtimin e tij nuk do të ndalet. Në fjalën e Veliajt duke qartazi mllefi i akumuluar ndaj Metës, duke përmendur etiketimin si ‘politikë e mbrapshtë’.

“Në fillim patëm një histeri kolektive, kurse aktorët që punojnë aty ishin të shqetësuar. Presidenti i Republikës bëri një thirrje dhe tha: ‘Kryetari i Bashkisë të gjejë gjuhën me aktorët, që ne të ecim përpara’! Bëmë një takim me aktorët, një me urbanistët, një me arkitektët, një me të gjithë së bashku. U treguam projektin, në fund aktorët u bindën; pra ata që ishin grupi legjitim, që ka vetë interes, u bind. Pasi u bindën aktorët, politika e mbrapshtë, që nuk do që t’i shkojë asgjë mbarë Shqipërisë, tha: ‘Ou, na u prish plani, tani o burra ta marrim vetë kontrollin e kësaj dhe me ç’na ka ngelur nga ata të lodrave, ç’a kemi portale, hajde ta sabotojmë me çdo kusht! Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim”, – tha Veliaj.

 



4 Comments

  1. O fiku ti je cironke përballë ketyre peshkaqeneve, një familje muti jeni të gjithe. Ki kujdes se këta ti bëjnë të 40-at politkisht, se e ke by…. te zhbjellume dhe nuk e kupton sa ta kane zhyt….. . Sdq ty ta kanë pregatit shpalljen- përkujtimore…..

  2. Eri po numeroka ditet e vonenses. Te thush ti ky ecen me kalendar. Po per 365 dite te shtyrjes se hapjese se negociatave a eshte nje ndonje cik ne ankth ky? Nuk e di jam vetem une qe acarohem me keto pordhet e ketyre apo ka dhe te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *