• |
ide | kryesore

Ylli i Francës Paul Pogba tregon pse nuk e ndryshoi stilin e flokëve në Kupën e Botës

Sport



Paul Pogba është nga ata lojtarë qëë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Edhe kur nuk flitet në merkato, apo për performancë, francezi tërheq vëmendjen në një mënyrë apo tjetër. I kritikuar jo pak herë për kujdesin e tij ndaj modeleve të prerjes së flokëve, Pogba tregon arsyen e vërtetë pse vendosi të mos ndryshojë stil në Kupën e Botës.

Në një komunikim në Instagram me pyetje-përgjigje, 25 vjecari foli për cdo gjë. Pogba luajti në 6 nga 7 ndeshje të Francës në Rusi dhe ishte deciziv në titullin e dytë Botëror të Gjelave.
Mesfushori luajti një turne brilant dhe shënoi edhe golin e tretë në finalen e fituar 4-2 kundër Kroacisë, duke mposhtu Danijel Subasic nga distanca, me atë që supozohet të ishte këmba e tij e dobët.

Por kurioziteti është pse nuk e ndryshoi asnjëherë Look-un e tij, ai që është kritikuar shpesh nga Garth Crooks dhe Gary Neville se “ka më shumë modele flokësh se ndeshje të mira” për United.

“Sepse desha paqe në mënyrë që të isha i përqendruar tek perfomanca ime dhe jo tek pamja ime, kështu që të mos kishte justifikime e nëse do të merrja kritika të ishin vetëm për performancën në fushë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *