• |
ide | kryesore

A do të kandidosh për kryetar të PS? Veliaj i dredhon pyetjes, thur lavde për Ramën

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj i ka bishtnuar një pyetjeje të drejtpërdrejtë gjatë intervistës në TCH në emisionin “Pushime on Top” nëse ka si synim që një ditë të drejtojë selinë rozë ku tani “mbretëron” Edi Rama. A do të jetë ai një ditë pasardhësi i Edi Ramës? Veliaj thotë se shefi i tij “e qan këtë punë”.

“Së pari unë nuk e kam këtë ambicie. Jam komplet i përfshirë nga Tirana. Kemi një kryeministër që po e qan këtë punë. Pa diskutim që Edi Rama do të hyjë në histori si Kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur që nga shpallja e pavarësisë, nëse shikojmë sa gjurmë ka lënë.

Kur më pyet dikush se cila është puna më e vështirë i them: 100 km rrugë s’është e vështirë të bëhen, por mendjen si e ndryshon. Edi do vlerësohet patjetër për këto Lungomaret dhe infrastrukturën, por mbi të gjitha si ka ndryshuar mentalitetin.

Si kemi mësuar të paguajmë taksa, të paguajmë energjinë elektrike, të mos vjedhim ujin, të mos vjedhim hapësirën publike, të mos ndërtojmë pa leje. Fakti që ka ndryshuar mentalitetin do t’i japë Edi Ramës një vend shumë të rëndësishëm në histori”, – tha Veliaj. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *