• |
ide | kryesore

Ahmetaj komenton raportin e DASH: Koncensionet nuk i shpikëm ne!

Lajme, Të fundit



Për të komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që e konsideroi Shqipërinë një vend të vështirë për të bërë biznes, doli sot në një konferencë për shtyp vetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ai tha se kontratat e partneritetit publik privat nuk janë një shpikje shqiptare, por që përdoren në gjithë botën.

Në raportin e DASH, për këto kontrata thuhej se rritja e përdorimit të tyre ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe konkurrencën e investitorëve të huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017, thuhet në raport. Ministri Ahmetaj u përgjigj se “PPP nuk është shpikur në Shqipëri, por përdoret në të gjithë vendet e botës”.

“Marrim shembull Rrugën e Arbrit: pa privatin do të ishte bërë e mundur për 15 vjet kjo rrugë, ndërsa duke futur privatin, qytetarët e fitojnë rrugën për 3 vjet. Kur nuk bëhet dot me burimet e buxhetit, ftojmë privatin dhe afrojmë rrugën”, u shpreh Ahmetaj.

©LAPSI.al 



1 Comment

  1. Edhe komunizmi nuk u shpik ne Shqiperi por ne Shqiperi ishte me brutali dhe me mizori se kudo tjeter . Ju te gjitha i bete ne menyren me te keqe te mundeshme por me PPP-te i vute kapak .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *