• |
ide | kryesore

“Dështaku” i Inter, kërkohet tani 72 milion paund nga Tottenham

Sport



Mesfushori francez i Valencias, Kondogbia, është në fokusin e Tottenham, pas një sezoni të shkëlqyer në huazim tek Valencia. Spanjollët ushtruan klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej £22 milion paund për ta marrë nga Inter e për ta vënë nën kontratë deri në 2022.

Burime të mirë informuara në Francë pretendojnë se ky fakt nuk i ka ndaluar Spurs të bëjnë një sondazh për 25 vjecarin, që është në krye të listës së dëshirave për teknikun Pochetino. Zyrtarët në White Hart Lane shprehen se kanë hapur bisedimet për mesfushorin difensiv, sipas France Football. Kondogbia është zëvendësuesi ideal për Mousa Dembele, me 31 vjecarin belg që duket pranë largimit nga klubi në veri të Londrës.

I lindur në rrethinat e Parisit nga prindër nga Afrika qendore, Kondogbia është i aftë të luajë edhe si mbrojtës i majtë ose qendërmbrojtës. Ai e filloi karrierën me Lens, më pas luajti për Sevilla dhe Monaco përpara se Inter të paguante £32 milion paund për të në 2015.

Karriera e mesfushorit në dy vitet në San Siro u duk shumë pranë dështimit, por ai nxorri më të mirën tek Valencia – duke bërë 30 takime e duke e ndihmuar klubin e La Liga të arrinte zonën Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *