• |
ide | kryesore

Dështimi tjetër i United, Rabiot qendron në Paris

Sport



Adrien Rabiot duket se është krejt indiferent nga ideja për tu larguar nga Paris Saint-Germain, pasi sipas raportimeve të medias franceze, mesfushori është pranë rinovimit të kontratës me kampionët e Ligue 1.

ESPN thotë se mesfushori 23 vjecar është bindur nga trajneri i ri i PSG, Thomas Tuchel. Rabiot ka edhe një vit kontratë në Parc des Princes dhe ishte përfolur për një largim të mundshëm ku Manchester United e Barcelona ishin interesuar për shërbimet e tij.
Tuchel i tregoi besimin që kishte për Rabiot, duke e bërë atë kapiten në të tre ndeshjet e International Champions Cup.

Sipas ESPN Rabiot dhe e ëma Veronique, që është gjithashtu menaxhere e tij, do të takohen me drejtuesit e PSG javën e ardhshme për të biseduar për të ardhmen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *