• |
ide | kryesore

Flakë makinës së dhëndrit të Qazim Sejdinit, reagon Ministria e Brendshme: S’e kemi fshehur ngjarjen

Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshme thotë se të gjitha ngjarjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit, janë pasqyruar gjerësisht. Sipas Ministrisë, çdo kush gjen në faqen zyrtare të policisë informacione të detajuara mbi të gjitha ngjarjet e ndodhura.

“Akuzat e fundit nga deputetët opozitarë, bërë sot nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë. Akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë.

Ndaj ndjehemi të keqardhur për këto sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, duke u përpjekur pa ia dalë mbanë, të manipulojnë me faktet që janë publike, online dhe i sheh kushdo”, thuhet në reagim.

Ministria sqaron se ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, “përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen “Dyli Haxhire” në një pikë servisi është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz” në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal).

Njoftimi i dytë i publikuar në faqen zyrtare në 31 korrik 2018 sqaron rrethanat e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku bëhet fjalë për një telefonatë që pretendon vjedhjen e mjetit me armë, por nuk ka patur asnjë të shtënë në Elbasan: (Më datë 30.07.2018, shtetasi D.Sh., ka telefonuar policinë dhe ka kallëzuar se në aksin rrugor “Tiranë – Dajt”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin. Në lidhje me këtë njoftim është ngritur grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit, si dhe janë njoftuar DVP Elbasan, Durrës, Lezhë)”



2 Comments

  1. Aman ky eshte aksjoni opozitar ?

    Jo e mbajte fshehur,…. jo e deklarova …. jo e shkrojta ne fletoren zyrtare…

    Si grat e keqija.

    Prisni se e rrezuat Ramen me keto lloj budallalliqesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *