• |
ide | kryesore

Haradinaj i paguan dëmin shitësit që iu thyen 30 kavanozë në Prishtinë

Lajme, Të fundit



Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ekziston edhe një kënd ku prodhuesit vendorë shesin perime dhe gjëra të tjera ushqimore. Por diçka e dhimbshme për njërin prej këtyre prodhuesve ndodhi sot. Era e fortë ka rrëzuar të gjithë kavanozat e mjaltit, duke i thyer ato.

Për këtë shitës të mjaltit, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shprehur vullnetin t’ia paguajë dëmin përmes linjave të caktuara buxhetore. Zyra e Kryeministrit për dëmin që iu shkaktua shitësit të mjaltit nga era e fortë në Prishtinë, të cilit iu thyen 30 kavanoza.

Zyra e Kryeministrit ka marrë të dhënat e personit në fjalë, dhe në procedura normale përmes linjave të caktuara buxhetore kryeministri Ramush Haradinaj e nënshkroi vendimin për kompensim.



1 Comment

  1. Une kujtova mos ja kane thyer policet e Lali Erit po qenka ne prishtine ,bravo Rramush te marrin mend eshe keta laperat e shqypnise se cka domethene te jesh human jo vetem aktor ne TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *