• |
ide | kryesore

Higuain tek Milani, ditë pozitive, por jo deçizive

F1, Sport



Gonzalo Higuain është një hap larg transferimit për tek Milan, por bnisedimet nuk kanë përfunduar ende. Dukej sikur sot do të ishte dita e duhur e gjithë e ngarkuar me takimet e zyrtarëve të Juventus e Milan dhe vëllait të futbollistit, Nikolas Higuain. Në fund të takimeve rezultatet janë pozitive, por jo deçizive.

Drejtori i ri i Milan Leonardo e vëllai menaxher i Higuain kanë folur për 4 orë, shenjë kjo që akordi është afër. Drejtuesit e Juventus në Milano kanë folur me menaxherit dhe avokatin e Higuain, ndërsa pasdite Marotta e Paratici janë takuar në Casa-Milan me homologët kuqezi për të përcaktuar detajet e kohët e tratativës.

Akordi është fare pranë, madje është vetëm cështje kohe, por kohëzgjatje lidhet me faktin se pas transferimit të sulmuesit tek Milan, do të rinisin bisedimet për shkëmbimin Bonucci-Caldara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *