• |
ide | kryesore

I moshuari shqiptar bie në pus në Itali, gjendet i vdekur një ditë më pas

Lajme



Kufoma e një shqiptari 77-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm në një pus në zonën e Umbrias në Itali.

Bëhet fjalë për të moshuarin Cin Nika, trupi i pajetë i të cilit është gjetur gjatë kërkimeve.

Ka qenë një qen i zjarrfikësve që e ka gjetur trupin e pajetë sot në mëngjes.

Ngjarja dysohet se është aksidentale.

Sikurse kanë shpjeguar të afërmit, i moshuari çdo mëngjes dilte për tëmbledhur manaferra. Dhe të hënën po ashtu kishte dalë për të mbledhur manaferrat dhe nuk është kthyer.

Pasi nuk ka ardhur në shtëpi, është dhënë alarmi dhe kanë nisur kërkimet.

Vetëm mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *