• |
ide | kryesore

Katastrofa ekonomike e Partizanit: 440 mijë euro për 487 minuta për sulmuesin e Partizanit B

F1, Sport



Në fillim të edicionit 2017-18, kur Partizani dhe Luciano Moggi deklaronin me krenari blerjen e Edgar Çanit, të gjithë patën parasysh një sulmues që vinte nga kampionati italian, që kishte qenë në xhiron e Kombëtares, me pak fjale një prej atyre që mund ti sillnin titullin të Kuqve pas 25 vjetësh. Bindja nuk preku vetëm tifozët, madje ata ishin të fundit që e krijuan iluzionin, sepse më parë të njëjtën ndjesi patën drejtuesit e kryeqytetasve, me stafin italian në krye, që shkuan përpara me firmën në kontratë anormale për një sulmues të Kategorisë Superiore: 220 mijë euro në sezon, dicka më shumë se 18 mijë euro në muaj, absolutisht lojtari më i paguar i historisë së Partizanit.

Euforia zgjati fare pak, për të mos thënë aspak. Çani vonoi të debutonte, mbi të u krijua një paqartësi, të cilin as Big Luciano nuk dinte ta shpjegonte. Dëmtimet pasuan njëri-tjetrin dhe në një sezon sulmuesi luajti vetëm në 10 takime, edhe ato me minuta të reduktuara (487), që për plotësim kuadri mund të përbënin vetëm 6 ndeshje me minutazh të plotë dhe në to vetëm 1 gol e 1 asist. Shifra që do të kishin turpëruar edhe një mbrojtës.

Partizani me këto shifra investimin e ka bërë edhe më të frikshëm, duke i paguar Çanit 903.5 euro në minutë e jo vetëm kaq, por kondicioni i sulmuesit jo vetëm që nuk është përmirësuar, por tani ka përfunduar të stërvitet me Partizanin B.

Lojtari kërkon të respektojë deri në fund kontratën, edhe pse me pak buonsens mund të kishte vepruar edhe ndryshe, përballë një klubi të cilit nuk i ka dhënë asgjë, përkundrazi… Partizani në anën tjetër nuk mund të heqë nga kurrizi këtë barrë të rëndë financiare, që i komplikon jo pak edhe merkaton.

Kërkohet një sulmues: Hebaj (20 vjec) i vetëm nuk mund të mbajë peshën e një fanelle si Partizani, përflitet Sowe apo Eghan i Twente dhe nervozizmi i Gegës për zërat e merkatos, janë tregues i qartë se pa zgjidhur “çështjen Çani” vështirë se të kuqtë bëjnë çmenduri tjetër, tani që përfundoi edhe aventura në Europa League që në raundin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *