• |
ide | kryesore

Lopetegui pickon Ronaldon: “Bale i jashtëzakonshëm”

Sport



Nuk do të jetë një detyrë e thjeshtë për trajnerin e ri të Real Madrid, Julen Lopetegui, që duhet të ndërtojë një Real të ri pas tre Champions rradhazi me lamtumirën e Zidane e CR7: “Të rikrijosh Real Madrid pa Cristiano Ronaldon është një sfidë emocionuese, të bësh kompetitive një skuadër e të luftosh për të gjithë objektivat – thotë tekniku i ri i Merengues. Nuk kam dyshim që me lojtarët që kemi do tia dalim”.

Një ikje e CR7 që në sulm do ti vendosë më tepër përgjegjësi mbi shpatulla Gareth Bale: “Jam i bindur se do të na japë shumë këtë vit. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të na ofrojë versionin e tij më të mirë”.

Ish-trajneri i Spanjës, tani në krye të madrilenëve, nuk mund të mos përballej me argumentin Ronaldo: “Cristiano është një nga lojtarët më të rëndësishëm të historisë së klubit, shprehu dëshirën të largohej dhe Reali ia plotësoi, duke njohur trashëgiminë e jashtëzakonshme që la”. Lopetegui i përgjigjet kështu pyetjes nëse e dinte nëse Ronaldo do largohej kur firmosi për klubin: “Kur pranova ofertën e Real ai ishte akoma i yni, por shpejt shprehu dëshirën të largohej”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *