• |
ide | kryesore

Lyon nuk e donte, më pas u kthye si kapiten e tani kushton £ 66 milion paund

Sport



Një gju kronik rrezikoi ti jepte fund karrierës së futbollistit të përfaqësueses franceze, por vendosmëria e Fekir në adoleshencë e bëri atë sot një nga futbollistët më të kërkuar në botë. Kjo është e vërteta sot, por në moshën 14 vjecare kishte dyshime thelbësore se Nabil Fekir mund të bënte përpara në futboll.

Objektivi i merkatos i Liverpool, që vlerësohet £ 66 milion paund, u la i lirë nga Lyon, kur sapo kishte hyrë në adoleshencë.
Trajnerët e tij dyshonin në përmasat e tij, duke besuar se ai nuk kishte një fizik të fortë mjaftueshëm për tu përballur me futbollin profesionist.

Më keq akoma, duke vuajtur nga sëmundja e Osgood-Schlatter, dukej se gjunjët e tij nuk do të ishin në gjendje të përballonin kërkesat për t’u bërë pro.

Por me karakter të fortë Fekir, i cili u rrit në rrethinat e Villeurbanne, u ngrit mbi fatkeqësitë e tij personale për t’u kthyer në klubin që e hodhi poshtë atë duke u bërë madje edhe kapiten i tyre.

Më i madhi nga 4 vëllezrit, Fekir u lind nga prindër që u transferuan nga Algjeria në Francë në 1990. Ata u vendosën në Jacques Monod, një zonë e rrethuar nga familje të tjera algjeriane, në verilindje të qendrës së qytetit të Lionit.

Që në moshë të re, ai gjithmonë mbante një top të vogël me të. Babai i tij kujton se si ai mësoi aftësitë e driblimit, duke luajtur lart e poshtë në korridorin e shtëpisë.
Ishte një obsesion që ndihmoi Fekirin që të zhvillonte aftësitë e tij, ndonëse nganjëherë shkatërruese.

“Në shtëpi, kurrë nuk e lëshoja topin,” tha ia për So Foot. “Kisha gjithnjë një top të vogël me vete. luanim me vëllezrit dhe thyenim gjithë shtëpinë.”

Lojtari i tij i preferuar ishte Hatem Ben-Arfa, me të cilin ai ndan rrënjët e Afrikës veriore, dhe prej moshës pesëvjeçare ai luante rregullisht me babanë e tij në Parc de la Tete d’Or.

Fekir nisi të luante futboll me moshat, për një numër klubesh të ndryshme, derisa u mor nga Lyon në moshën 12 vjeç. Ishte një ëndërr e bërë realitet për Fekir, por koha e tij e parë me Les Gones nuk zgjati shumë.

Vetëm dy vjet më vonë, Lyon i prishi lidhjet me perspektivën – duke besuar se ai nuk ishte mjaft i fortë për të bërë diferencën.
Progresi i tij u pengua gjithashtu nga sëmundja e Osgood-Schlatter, një gjendje që shkakton një inflamacion rreth zonës nën gjunjë.
Një situatë e vështirë për Ferki, por ai nuk u tërhoq. Në vend të kësaj, ai u kthye në FC Vaulx-en-Velin, një nga klubet e tij të para, për të luajtur në një ekip ku babai i tij punonte vullnetarisht.

Fekir luajti në nivel rajonal derisa ishte 17 vjeç, duke u transferuar në klubin amator Saint-Priest në vitin 2010.
Diamanti i tani kishte filluar të ngjante i tillë, por kishte ende shumë punë për të bërë, sipas trajnerit të Shën Priestit nën-19 vjeç, Robert Mouangue.

“Ai shkoi në Vaulx-en-Velin, ku e humba nga sytë, dhe kur erdhi në ekipin tim, thashë me vete:” Ka punë për t’u bërë “, tha ai për Raportin Bleacher.
“Pak a shumë, ndërsa sezoni avanconte e pashë atë të bëhet më i fortë, dhe që nga dhjetori apo janari e tutje, ai filloi të prodhojë disa ndeshje të çmendura – duke dominuar plotësisht kundërshtarët e tij të drejtpërdrejtë, nëse nuk i poshtëronte ata.
Pavarësisht nga niveli i tyre modest, Saint-Priest luajti në nivel kombëtar – i cili e vuri përballë Fekirin kundër disa prej lojtarëve më të talentuar të Francës.

Ai erdhi të luante kundër Lyon tri herë atë sezon, duke fituar duartrokitje për shfaqjet e tij. Megjithatë, vetëm kur Saint-Etienne tentoi ta merrte, Lyon vendosi ta sjellë Fekir sërisht në ekip vetëm tre vjet pasi ata u tallën mbi beuseshmërinë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *